MENU
klinika

Derivat i shtyrjes së Europianit

Shtyhet edhe “Copa Amerika”, ja kur do të luhet

17.03.2020 - 16:52

 

Së bashku me “Euro 2020”, edhe “Copa America” është shtyrë gjithashtu në verën e vitit 2021 si rezultat i përhapjes së koronavirusit. Sporti në të gjithë botën ka “ulur qepenët” për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit, i cili ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë globin.

“Copa America” ishte ishte parashikuar të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, me ndeshjet që do të luheshin në Kolumbi dhe Argjentinë. Tashmë datat e reja do të jenë të njëjta me ato të Euro 2020, nga 11 qershori deri më 11 korrik në 2021.Vendimi u njoftua nga CONMEBOL dhe FIFA.

messi lionel
messi lionel

Kjo shtyrje vjen me qëllimin që klubet të kenë kohën e mjaftueshme për të mbyllur në mënyrë të rregullt sezonin në kampionatet përkatëse dhe kompeticionet europiane, që UEFA i kushton një rëndësi të madhe. Duhet të presim, por tashmë mund të themi se është rruga e lirë për të mbyllur kampionatet deri në fund dhe formula e Champions e Europa League nuk ka pse modifikohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN