MENU
klinika

Shtangistët tanë pretendojnë medalje

Shtyhet Kampionati Europian i Peshëngritjes

11.03.2020 - 12:52

Përhapja në masë e Koronavirusit shtyn me 2 muaj Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që ishte parashikur të niste në fillim të prillit. Rreziku i infektimit të sportistëve dhe stafeve teknikë gjatë këtij grumbullimi shtrëngoi Komiteti Ekzekutiv i organizmit kontinental në këtë sport të vendoste zhvillimin e aktivitetit nga 13 deri më 21 qershor.

Turneu, që vlente si kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ishte programuar në Moskë. Shqipëria do të përfaqësohej nga një ekip me meshkuj dhe femra, këto të fundit rikthehen pas mungesës për shkak të dopingut. Kjo ndalesë vjen pasi peshëngritësit po përgatiteshin për këtë garë.

Me Briken Caljen dhe Erkand Qerimajn, Shqipëria pretendon medalje në këtë aktivitet, pse jo, ari. Shtangistët tanë sapo përfunduan Kupën e Shqipërisë dhe ishin në një ritëm të mirë stërvitje për Europianin, por tani duhet të bëjnë një program tjetër për në qershor. Rreziku i koronavirusit ka shtyrë shumë ativitete të tjerë ndërkombëtare nëpër botë, veçanërisht ato që mbahen në salla të mbyllura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi pas rasteve të Koronavirusit

Ndalet basketbolli shqiptar, asnjë ndeshje