MENU
klinika

Para rinisjes së garave

Shulku: Ekipeve do t’u jepet kohë për stërvitje

21.03.2020 - 13:37

Askush nuk mund ta thotë me siguri kur do të rinisin aktivitetet sportive pasi gjithçka varet nga situata e COVID-19, megjithatë sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Ilir Shulku, kjo datë nuk është e largët pasi gjendja e tillë nuk do të jetë e pafundme.

Në një prononcim për ABC Neës, Shulku ka siguruar se klubet do të kenë kohën e nevojshme për stërvitjen që iu duhet për t’u rikthyer në aktivitet ndërsa hoqi mundësinë që titulli të jepet në tavolinë.

Si mund të procedohet në një situatë të tillë? 

“Në situatën ku ndodhemi mendoj se do të jetë një vendimmarrje kolegjiale. Pa diskutim që ne do t’i pyesim edhe klubet. Në momentin që do vendoset do ua japim 2-3 alternativa. pasi të marrim mendimet e tyre, atëherë do të vendoset kalendari më i mirë i mundshëm, që t’u përshtatet klubeve së pari, t’i përshtatet kompeticionit, në mënyrë që të mbarojë kampionati në kohë”.

Stërvitja e futbollistëve? 

“Nuk mendoj se rifillimi i kampionatit do të ndodhë sot për nesër. Klubeve do t’u lihen disa ditë në dispozicion, që të stërviten në mënyrë të organizuar të gjithë bashkë. Dihet që është një sport kolektiv dhe jo një sport individual. Klubet dhe lojtarët, me sa jam informuar, po punojnë me plane të përcaktuar mirë nga stafet teknike”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e mesfushorit të Kombëtares

Memushaj: Luaj edhe në korrik, rrini në shtëpi!