MENU
klinika

Mesazhi i tifozëve italianë

“Shumë të vdekur! Nuk kthehemi në stadium!”

22.03.2020 - 21:00

Italia po kalon situatën më të vështirë të historisë që pas Luftës së Dytë Botëtore, teksa Lombardia është rajoni më i prekur me shumë se 2 mijë viktima. Futbolli mund të rinisë ndoshta pas tre javësh, por edhe mund të mbyllet këtu…

Megjithatë, tifozëria e Brescias ka marrë vendim edhe nëse topi nis të lëvizë sërish. Ndoshta kjo nisur edhe nga situate në të cilën ndodhet ekipi i tyre i zemrës, në fundin e Serie A, por mesazhi është mjaft domethënës:

“Shumë lot, shumë të vdekur! Shumë dhimbje dhe faqe gazetash të mbushura me lajme të zeza. Duke parë këtë trishtim të madh, këtë situatë, këtë gjendje, nuk do të kthehemi në tribunë edhe nëse rinis kampionati. Nuk mund ta bëjmë duke menduar për ata familjarë të shkretë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm…”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paolo dhe i biri pozitiv me Covid-19

Rëndohet situata, infektohet familja Maldini

Konfirmimi nga klubi bardhezi

Covid-19 nuk kursen as yllin e Juventus