MENU
klinika

Amerikanët besojnë tek ai

Si asnjëherë më parë, Trump po vepron siç duhet…

26.03.2020 - 17:32

Ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdon, diçka e çuditshme po ndodh, njerëzit po e mbështesin më shumë presidentin amerikan, Donald Trump.

Sondazhi i Gallup këtë javë regjistroi vlerësimin më të lartë ndonjëherë për Presidentin (49%). Po kështu, 60% e amerikanëve mendojnë se Trump po e trajton siç duhet krizën.

Pyetja është, pse?  Unë mendoj se ka disa që e shpjegojnë këtë:

  1. Në raportimin e saj për pandeminë, si për shumicën e çështjeve, shtypi së bashku me politikanët demokratë kanë kritikuar pa fund Presidentin. Dhe për shkak se asnjë prej këtyre institucioneve nuk është i besueshëm për amerikanët, 45% e të anketuarve në një sondazh të CBS këtë javë thanë se mendojnë se media po reagon shumë.
  2. Demokratët po bëjnë gabim duke e quajtur Presidentin racist për termin që ai përdori, duke e quajtur virusin “virusi kinez”. Dhe e është e dokumentuar mjaft mirë që qeveria kineze u përpoq ta fshehte koronavirusin, dhe amerikanët e dinë këtë.

kolana e librave

  1. Trump po punon ashtu sic shumë njerëz do të bënin po të ishin në vendin e tij. Kjo përfshin shpëtimin e jetëve por edhe të ekonomisë amerikane.
  2. Demokratët që përpiqeshin të mashtronin me projekt-ligjin e ndihmës ishte një gabim i madh dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga populli amerikan.

Mënyra se si Trump po vepron, do të ndikojë tek shanset që ka ai për t’u rizgjedhur si president.

Nuk ka asgjë tjetër që ai mund të bëjë, por një pjesë e mirë e popullit amerikan mund beson se ai ka zgjedhur rrugën e duhur.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon Shtëpia e Bardhë për koronavirusin

“Media bën panik për të dëmtuar Trumpin”