MENU
klinika

Në masën e 26 mijë lekëve

Si do të përfitohet paga e papunësisë?

25.03.2020 - 13:34

Personat që humbasin punën, edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri mund të përfitojnë pagesën e papunësisë, sikurse përcakton legjislacioni në fuqi. Aktualisht, masa e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia për çdo përfitues është 50% e pagës minimale në shkallë vendi, që do të thotë 13 mijë lekë.

Por, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se përgjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, masa e kësaj pagese do të 2-fishohet, duke shkuar në 26 mijë lekë. Sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën për të përfituar e kanë të gjithë personat e siguruar, ndërkohë që kohëzgjatja e përfitimit varet nga periudha që çdokush ka derdhur kontribute të sigurimeve shoqërore.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kështu, për personat me periudhë kontributi 1 vit, do të merret 3 muaj asistencë, për ata që kanë derdhur kontribute 3 vjet përfitohet 6 muaj asistencë, ndërsa për ata që kanë të paktën 5 vjet sigurime do të përfitohet për një periudhë 9-mujore. Ndërkohë që, ata persona që kanë paguar mbi 10 vjet sigurime do të përfitojnë asistencën për një periudhë 1-vjeçare. Gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç përfitojnë pagesë papunësie 12 muaj, me kusht që të kenë kontribuar 1 vit në sigurimet shoqërore, për çdo rast përfitimi.

Personat që duan të përfitojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë zyrave të punës, ku përfshihet kërkesa për aplikim, libreza e punë dhe fotokopja e dokumentit të identitetit. Me pagesën e papunësisë mbështeten financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sejko: Niveli më i ulët në histori

BSH ul normën e interest nga 1% në 0,5%

Lehtësitë për bizneset e mbyllura

Fshihen gjobat për deklarim të vonuar


Analiza nga Robert J. Shiller

Dy pandemitë: COVID-19 dhe… Ankthi

Kush përfiton dhe dokumentet që kërkohen

COVID-19/ Hyn në fuqi paketa e ndihmës për bizneset

'Një lloj i ri bashkëpunimi global"

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe

Çfarë paralajmëron analiza e ekspertëve?

Bota përballë një vale të nacionalizmit ushqimor?