MENU
klinika

Sot, OBSH kërkon testime...

Si në Shqipëri e shkatërruan sistemin e kontrollit dhe vaksinave!

28.03.2020 - 17:50

Ditën e sotme OBSH bëri u thirrje të gjitha vendeve që të mos mbështeteshin vetëm në izolimin e popullsisë, por të përqendroheshin në testimin e rasteve. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtylla kurrizore e përgjigjes së madhe është gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i tyre.

Këtu thirrja e OBSH-së

Lidhur me këtë të fundit ka reaguar edhe mjeku i njohur otorinolaringolog, Dritan Vasili, i cili rikujton edhe njëherë kohën kur Shqipëria ishte një vend prodhues i vaksinave dhe kontrolli dhe se si ky program u shkatërrua me rekomandimet e vetë OBSH-së/ WHO.

Më poshtë statusi i plotë:

Nuk di do të ketë vullnet apo mendere për të kërkuar ca llogari pas katrahurës dhe ndryshuar jo pak gjëra.
Shqipëria ishte vend prodhues vaksinash dhe kontrolli. Nisi të prodhonte vaksina në vitin e largët 1926 dhe e mbylli programin e prodhimit në vitet ’90.
Shqipëria prodhonte 22 vaksina dhe 80 lloje serumesh diagnostikuese. Nuk duhet shumë të kuptosh që mjekët, biologët, teknikët, laborantët shqiptarë kishin një nivel jo të lartë por shumë të lartë ekspertize.
E gjitha u shkatërrua me rekomandimet e WHO dhe zellin shqiptar me terapinë e shokut.
70 vjet histori flakur në plehra!!!
Sot jemi si pa brekë…Have I missed something there?!