MENU
klinika

Sipas ekspertëve

Si ta pastrojmë mikrovalën shpejt dhe thjeshtë

04.03.2020 - 21:53

Rregulli kryesor për ta mbajtur mikrovalën të rregullt është ta pastroni atë nga pak çdo ditë. E mira është se ju mund ta bëni xixë këtë paisje dhe të shpëtoni nga aromat e rënda përmes disa produkteve që ndodhen në kuzhinën tuaj.

Soda e pjekjes, sapuni larës dhe uthulla e mollës bëjnë vërtet mrekullira.

Si ta pastroni mikrovalën nga brenda? Ndiqni këto hapa për një procedurë sa më të lehtë:

  1. Kombinoni 1 gotë ujë të ngrohtë
  2. Lëngun e 1 limoni
  3. Lëngun e 1 portokalli
  4. 3 lugë gjelle uthull molle të bardhë

Udhëzime: 

  • Enën e fusni në mikrovalë dhe e lini përreth 1 minutë të ndezur në nxehtësinë maksimale.
  • Pasi mikrovala të fiket, nxirreni lëngun jashtë.
  • E lini të ftohet 5 minuta dhe më pas me të dhe me ndihmën e një sfungjeri, pastroni nga brenda mikrovalën.

Image result for microwave clea tips

Do të shikoni se yndyrnat më kokëforta do të largohen shpejt dhe mikrovala juaj do të mbajë një erë të mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN