MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të qetësoj zemrën gjatë sulmit të panikut?

15.03.2020 - 13:45

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të qetësoj zemrën gjatë sulmit të panikut?

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Simptomat e anksiozitetit, siç janë stresi i grumbulluar, pulsi i shpejtuar i humbjes së frymëmarrjes, ndikojnë në shëndetin e zemrës. Ekzistojnë metoda me të cilat rregullohet puna e rregullt e organit më të rëndësishëm në trupin e njeriut dhe zvogëlon ndikimin e dëmshëm të anksiozitetit. Puna e shpejtuar është e lidhur me sëmundjet e zemrës. Anksioziteti është një ndër faktorët të cilët shkaktojnë tahikardinë – punën e shpejtuar të zemrës. Nëse gjendja zgjat për një periudhë më të gjatë kohore, rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës.

Shoqata Amerikane e Ankskozitetit dhe e Depresionit thotë që dhembja e gjoksit dhe çrregullimi i ritmit të zemrës shfaqen si pasojë e rritjes së numrit të rrahjeve. Sulmi i panikut mund të shndërrohet në sulm në zemër. Psikiatri Dr. Brian Isaacson, thotë që hapi i parë nënkupton shërimin e anksiozitetit. Tretmani aplikohet me terapi kognitivebihejviorale, me antidepresivë apo kombinimin e të dy këtyre metodave të shërimit.

Pos terapisë bihejviorale, ekzistojnë edhe metoda të tjera në rregullimin e rrahjeve dhe të punës së çrregullt të zemrës. Intervenimet ulin pulsin, por edhe i ndihmojnë personit që ta menaxhojë anksiozitetin. Me kalimin e kohës kjo shkathtësi zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e rrezikshme.

kolana e librave

Aktiviteti fizik/ Ushtrimi është metodë e dobishme në zvogëlimin e stresit dhe anksiozitetit. Ushtrimi i rregullt ul pulsin në momentet e qetësimit, gjë që e bën njërin ndër faktorët më të rëndësishëm për mbrojtjen e zemrës.

Frymëmarrja e thellë/ Metoda e qetësimit siç janë frymëmarrja e thellë dhe qetësimi progresiv i muskujve, zvogëlojnë anksiozitetin dhe njëherësh edhe rregullojnë numrin e rrahjes së zemrës.bUshtrimet e frymëmarrjes së thellë kërkojnë ambient të qetë dhe bëhen në këtë mënyrë:

▪ Uluni apo shtrijuni dhe mbyllni sytë;
▪ Merrni frymë ngadalë me hundë. Nëse e bëni këtë ushtrim për herë të parë, mbani duart në mushkëri. Do të ndieni se si mbushen me ajër derisa jeni duke marrë frymë;
▪ Ngadalë nxirrni frymën nga goja;
▪ Ushtrimin përsëriten deri në qetësimin e plotë.

Meditimi ideor/ Gjithnjë e më shumë studime tregojnë që meditimi është i dobishëm për zvogëlim të anksiozitetit dhe përmirësim të punës së zemrës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.