MENU
klinika

Nga The Washington Post

Si Trumpit po i kthehet fati kundër…

08.03.2020 - 18:45

Donald Trump ka folur para kamerave për më shumë se 40 vjet, dhe unë nuk mendoj se ai e ka pranuar ndonjëherë se sa fat ka si njeri.

Duke patur parasysh dëshirën e tij për tu pasuruar, ai pati fatin të kishte një baba të pasur. Por biznesi falimentoi…

Pastaj ai u fut në politikë, dhe, flasim për fat, ai e gjeti veten duke garuar kundër demokratëve. Disa nga miqtë e mi më të mirë janë demokratë dhe kanë shumë cilësi të admirueshme. Por kjo nuk mjafton.

Vetëm 10 ditë më parë, dukej sikur demokratët po merrnin fund me Sanders. Sa me fat mund të ndihej Trump? Sen. Bernie Sanders, një i pavarur nga Vermont, premtone të heq sigurimin shëndetësor të të gjithëve dhe ta zëvendësojë atë me taksa shumë më të larta, një ide që u provua në Vermont jo shumë kohë më parë dhe dështoi.

Për Trump, shansi për të garuar kundër Sanders ishte njësoj sit ë trashëgonte 400 milion dollarë të tjerë.

Por atëherë fati i presidentit ndryshoi. Trump kundër Bidenit!

Ndoshta po mendoni që gara kundër Bidenit është thjesht një lloj tjetër fati. E drejtë!

Por Biden nuk është arsyeja e vetme për të menduar se fati i presidentit mund të ndryshojë. Së bashku me të vjen covid-19, koronavirusi.

Së pari, covid-19 nuk është i llojit Andromeda. Nuk do të na vrasë të gjithëve. Për shumicën e njerëzve që e marrin atë, simptomat nuk janë më keq sesa çdo sezon gripi.

Por është një çështje shumë serioze. Autoritetet kineze nuk njihen për ashpërsi dhe vendosmëri. Ata nuk mbyllën një qytet të madh dhe as nuk bllokuan një provincë të tërë. Bordi i Rezervës Federale nuk urdhëroi një ulje urgjente të normave të interesit. Organizata globale e ekspertëve të informacionit për kujdesin shëndetësor nuk e anuloi takimin e saj vjetor për herë të parë në 58 vjet. Covid-19 është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale për të cilën ne nuk kemi vaksinë dhe, as teste të mira.

Mënyra e vetme për të luftuar një shpërthim të tillë, siç ka treguar Kina, është t’i mbajë njerëzit larg.

Tregtia i bashkon njerëzit. Kështu që tregtia dhe koronavirusi nuk përzihen.

Në sytë e kësaj mjellme të zezë, tregu i bukur, i përsosur i aksioneve të Trump ka humbur afërsisht 4,000 pikë, dhe kjo para se Organizata Botërore e Shëndetit të thërriste qeveritë kudo që të “ndalojnë gjithçka”. Udhëtimet ndalojnë. Ndalohet industria. Argëtimi ndalet. Ndalon turizmi.

Përfundimisht, virusi ndalon. Por dëmi ekonomik është bërë. Organizata autoritative për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikoi javën që Covid-19 do të shkurtojë rritjen globale në gjysmë nëse virusi përhapet përtej Azisë Lindore. Që atëherë, kjo ka ndodhur.

Trump do të ketë nevojë për një “moto” të re të fushatës. Dhe ajo nuk do të quhet “Fatlumi”.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al