MENU
klinika

Ermir Lenjani në hall

Sioni ndërpret kontratat, e pësojnë edhe shqiptarët

19.03.2020 - 15:14

Koronavirusi po bën kërdinë te Sion. Diagnoza nuk ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të lojtarëve, por me shkëputjen e kontratës me 8 futbollistë njëkohësisht. Sipas mediave vendase, në listën e këtyre masave drastike bëjnë pjesë edhe dy futbollistëve shqiptarë, Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani.

Pak ditë më parë, mësohet se në adresë të gjithë ekipit që militon në Superligën zviceriane ka mbërritur një letër ku thuhej se për shkak të kaosit nga koronavirus, lojtarët do të marrin një pagë maksimale prej 12.350 franga zvicerane të mbuluara nga sigurimi për të papunët.

ermir lenjani
ermir lenjani

Por afati i vendosur nga klubi nuk është respektuar, duke detyruar drejtuesit që të marrin masa ekstreme ndaj tyre. Futbollisti i kombëtares shqiptare, për të cilën ka shënuar edhe 3 herë, kishte një kontratë me Sion që skadonte në verën e këtij viti. Megjithatë, pas këtij vendimi, 30-vjeçarit i duhet që të nis akoma dhe më shpejt punën për të gjetur një skuadër të re.

Në ndihmë të tij mund të vij edhe Shoqata Zviceriane e Lojtarëve, e cila ka paraqitur një ankesë kundër metodës së marrë nga klubi për prishjen në mënyrë të njëanshme të kontratës dhe për këtë mund të ketë sanksione deri në heqjen e pikëve, penalizim që mund t’i kushtonte edhe rënien me një kategori më poshtë, objektiv që deri më tani e ka arritur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN