MENU
klinika

Volejboll femra

Skuadra e Barletit fiton Kupën e Shqipërisë

01.03.2020 - 18:37

Barleti Volej shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra universitare dominoi totalisht ndaj Tiranës në finalen e zhvilluar në sallën “Feti Borova”, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 (25-14, 25-18, 25-20).

Një sukses tërësisht i merituar për skuadrën e Artan Pogonit, që i shton palmaresit trofeun e shtatë të Kupës së Shqipërisë. Sic shikohet edhe nga setet, Barleti ka dominuar, duke mos e vënë në diskutim këtë trofe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN