MENU
klinika

"Receta e mamit"

Supë me thjerrëza të kuqe dhe spinaq

24.03.2020 - 15:46

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 25 minuta

Receta për: 5 persona

INGREDIENTËT

  • 1 gotë thjerrëza
  • 1 qepë mesatare
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 degë selino
  • 2 karota
  • 3 thelpinj hudhra
  • 1 lugë çaji kumin
  • 1 lugë kafe trumzë (të thatë)
  • 1 litër lëng pule + ujë
  • 1 filxhan çaji pure domateje
  • 2 gjethe dafinë
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • Kripë dhe piper i zi
  • 200 gram spinaq
  • 4 lugë gjelle salcë kosi

UDHËZIMET

  1. Shpëlajmë mirë thjerrëzat me ujë të bollshëm. Qepën e grijmë hollë dhe e vendosim në një tenxhere me vaj ulliri.
  2. Pasi të jetë zbutur pak, shtojmë selinonë të grirë hollë.
  3. Kaurdisim së bashku qepën me selinonë duke shtuar karotën të prerë hollë, 3 thelpinj hudhra.
  4. Vazhdojmë përziejmë duke shtuar një lugë gjelle kumin, trumzë, thjerrëzat. I përziejmë duke shtuar lëngun e pulës me ujë sa të mbulojë thjerrëzat dhe shtojmë purenë e domates dhe dafinën.
  5. Shtojmë piper të kuq, të zi dhe kripë. Më pas heqim gjethen e dafinës dhe e kalojmë supën në blender.
  6. Presim spinaqin dhe e hedhim po ashtu në blender duke e përzierë për 2 minuta.
  7. E servirim duke shtuar 1 lugë gjelle kos, vaj ulliri shoqëruar me një fetë buke të thekur. Ju bëftë mirë!