MENU
klinika

Rrezikohet sfida Joshua-Pulev

Takoi princin Charles, kampioni i botës në karantinë

26.03.2020 - 18:09

Princi i Uellsit, Charles, rezultoi pozitiv në testin me Covid-19, lajm që ka alarmuar kampionin e unifikuar të peshave të rënda, Anthony Joshua, i cili është vetëkarantinuar menjëherë.

Mbajtësi i titujve WBA, IBF, WBO dhe IBO po ndjek udhëzimet e qeverisë rreth vetë-izolimit, por nuk ka treguar simptoma të sëmundjes, e cila kërcënon seriozisht duelin e tij të radhës me Kubrat Pulev.

Joshua ishte i ftuar special mbrëmjen e 9 marsit në festën e organizuar nga familja mbretërore e njohur si Dita e Komunuelthit. Por edhe pse kanë kaluar 16 ditë nga ajo festë, e mbajtur të hënën e dytë të marsit, britaniku kërkon që të mos infektojë pjesëtarë të familjes dhe shokë të tij, duke u mbyllur në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjithë sytë nga Mbretëresha!

Princi Charles infektohet me Koronavirus