MENU
klinika

Solidariteti

Të huajt e Vllaznisë ndihmojnë familjet në nevojë

29.03.2020 - 12:01

Në këtë situatë të vështirë duket edhe solidariteti njerëzor. Tre futbollistët e huaj të Vllaznisë tregojnë humanzimin e tyre dhe ndihmojnë familjet në nevojë në qytetin e Shkodrës.

Dy brazilianë dhe një moldav kanë bërë gjestin fisnik dhe bamirës për njerëzit në nevojë në Shkodër. Mesfushori brazilian Hygor ka postuar sot foto ku ka treguar se si bashkë me sulmuesin braziilian Junior dhe me moldavin Sidorenko, u ishin bashkuar nismës së një misioni humanitar në Shkodër, për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ata kanë blerë ushqime dhe i kanë shpërndarë sot në qytet, duke dhënë kontributin e tyre që qytetarët shkodranë të kalojnë me sa më pak vuajtje këtë periudhë të vështirë kur jeta e shumëkujt është transformuar plotësisht nga kjo krizë e paprecedentë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lë spitalin, negativ në testin e dytë

Ish-futbollisti dhe pjesëtari i FSHF kalon Covid-19

Trajneri shërohet nga Covid-19

“Më mirë ta parandalosh se sa ta kurosh”