MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Të parashikosh të paparashikueshmen!

29.03.2020 - 17:00

Ngjarjet si pandemia e COVID-19, rrëzimi i tregut në 2007-2009 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, shpesh quhen “mjellma të zeza”.

Termi ka për qëllim të tregojë që askush nuk mund t’i kishte parashikuar të vinin. Por, në të vërtetë, këto episode nuk ishin aspak të papritura.

Në fund të fundit, në secilin rast, analistët ishin të vetëdijshëm që një gjë e tillë mund të ndodhte. Edhe pse natyra e saktë dhe koha e këtyre ngjarjeve nuk ishin të parashikueshme, pasojat po.

Nëse politikëbërësit i merrnin në konsideratë rreziqet dhe do të kishin ndërmarrë më shumë hapa parandalues, ata mund të kishin shmangur ose ‘zbutur’ fatkeqësinë.

Në rastin e COVID-19, epidemiologët dhe ekspertët e tjerë të shëndetit kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie virale për dekada të tëra, madje edhe vitin e kaluar.

Por kjo nuk e ka ndaluar Presidentin amerikan Donald Trump të pretendojë se kriza ishte “e paparashikuar”.

Disa faktorë ndihmojnë për të shpjeguar pse ngjarjet ekstreme kaq shpesh na kapin në befasi.

Për më tepër, edhe kur ekspertët pranojnë diçka, liderët politikë shpesh nuk dëgjojnë. Këtu, problemi është se sistemet politike kanë tendencë të mos reagojnë ndaj paralajmërimeve që vlerësojnë rrezikun e ndonjë fatkeqësie.

Është për t’u çuditur që trajtimi i pandemisë nga Amerika, mungesa e testimit dhe mungesa e  e pajisjeve, është ndryshe nga ekonomitë e tjera të përparuara, veçanërisht ndyshe nga Singapori dhe Koreja e Jugut.

Por, përveç aftësisë së Amerikës për t’iu përgjigjur pandemive, Shtëpia e Bardhë thjesht nuk kishte plan, dhe as nuk e kuptoi që do të duhej një i tillë, edhe pasi ishte bërë e qartë se koronavirusi në Kinë do të përhapej globalisht.

Sa i përket pretendimit të Trump se, “Askush nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë”, duhet vetëm të kujtojmë Ebolën që vrau 11,000 njerëz.

Me sa duket, liderët tanë politikë janë të impresionuar vetëm kur një katastrofë vret një numër të madh të qytetarëve brenda vendit të tyre.

Bota tani po mëson për pandemitë. Le të shpresojmë se çmimi në jetë nuk do të jetë shumë i lartë dhe se mësimet i kanë mësuar.

Jeffrey Frankel, Profesor në Universitetin e Harvardit, më parë shërbeu si anëtar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit Bill Klinton. 

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të shqetësuar për "përgjigjen letargjike"

Koronavirusi/ Italia e pakënaqur me BE-në