MENU
klinika

Analiza nga Prof. Edvin Prifti

Të pathënat e Koronavirusit

16.03.2020 - 14:31

Koronavirusi (SARS-CoV-2), virusi i Euhan, apo Covid19, i cili tashme eshte bere shkaktari i nje modeli te ri jetese duke mbyllur ne kushte domicialiare nje perqindje jo te vogel te popullates, qe po kthehet ne arsyen e mbijeteses, eshte me prezent se kurre midis nesh.
Ne shkrimin e meposhtem, do te mund te gjeni disa te dhena ndaj ketij virusi te ri, te reja te cilat nuk kam patur mundesine qe ti transmetoj ne studio televizive, te cilat me shpesh jane te interesuara ndaj nje “reality show” dhe shpesh harrojne qe informacioni i paanshem shkencor, ose me mire kendveshtrimi shkencor, eshte ai qe mbase i intereson komunitetit ne keto momente.

Me gjithe evolucionin dhe progresin e mendjes dhe ndergjegjes njerezore, ky virus mikroskopik, kjo particele pothuajse e paperfillshme ne gjithe katalogun e gjallesave ne kete planet, po tregon nje kapacitet te jashtezakonshem te “inteligjences” se saj per tu perhapur dhe per mposhtur cdo arme qe njerezimi ka ngritur per mbrojtjen e vet, dhe kjo pasi ky virus ka persosur te gjitha format e perhapjes.

Ne cdo moment, dhe pothuajse ne te gjithe planetin, ky virus ka qene gjithmone nje hap perpara mendjeve me te ndritura ne bote. Falangat e shkencetareve, biologeve molekulare, gjenetisteve, mikrobiologe, imunologeve, mjekeve infeksioniste dhe epidemiologe, mjekeve intesiviste dhe reanimatore, nuk kane qene ne gjendje te parandalonin perhapjen e tij dhe shnderrimin ne pandemi, por per me teper, trajtimi i fazave te avancuara te infeksionit jane shoqeruar me nje vdekshmeri te larte.

Tashme kur afersisht 167500 njerez jane prekur ne te gjithe planetin, dhe mese 6500 kane vdekur, mund te nxjerrim disa konkluzione ne lidhje me kete virus te ri. Vdekshmeria e tij ne rastet e mbyllura te cilat rezultojne te jene 83000, eshte mese 8%, dhe 92% jane “sheruar”. Nderkohe qe ne 84500 rastet e tjera te cilat rezultojne akoma pozitive, mese 8% mbeten ne gjendje kritike per jeten.

Trendi ka ndryshuar me zhvendosjen e infeksionit ne Evrope, ku edhe vdekshmeria ka filluar te jete me e larte. Nese vazhdon ky trend, mbetet qe ky infeksion viral te jete i shoqeruar me nje vdekshmeri kompleksive afersisht 7%, shume e perafert me vdekshmerine e SARS-in ne 2003 e cila ishte afersisht 9.6%.

SARS-CoV-2 eshte shume i ngjashem me SARS e vitit 2003 – cili infektoi mese 8000 individe dhe me nje vdekshmeri prej mese 10%. Por tashme SARS-CoV-2 ka kaluar ne nje faze tjeter te evolucionit te tij. Menyrat e bllokimit te perhapjes se tij ne vitin 2003, tashme nuk funksionojne per virusin e ri. Kjo eshte edhe arsyeja e perhapjes se SARS-CoV-2 ne te gjithe planetin dhe me te drejte konsiderohet tashme nje pandemi.

Te kete te beje kjo me nje shkall te re te evoluimit viral?! Kur vjen fjala tek viruset, koncepti evolucion e humbet kuptimin e tij. Por gjithesesi, inteligjenca virale, me kaq sa dime, ke te beje me replikimin e tij si dhe me adaptimin me kushtet e reja dhe mutacionet konsekutive. Pikerisht ne kete proces SARS-CoV-2 ka arritur te modifikoje rruget e tij te perhapjes, te mbijeteses ne material jo biologjike dhe rruge transmetimi qe me pare nuk i ka patur.

Nga ana tjeter, ne si perfaqesues te species “me te larte” evolutive, homo sapiens duhet te kemi disa elemente parasysh perpara se te shpallim supermacine tone ne kete planet. Nje pjese jo e vogel e materialit tone gjenetik, pra i ADN njerezore vjen pikerisht nga viruset, dhe perllogaritet qe 8% e genomes njerezore te vije nga viruse te lashte.

Imagjinoni qe 8% e jona eshte virus! Kodi gjenetik njerezor me prejardhje virale ndikon ne trupin tone ne menyra qe askush prej nesh nuk do te mund ta mendonte. Per shembull eshte pikerisht nje pjese e kodit tone gjenetik me prejardhje virale i cili rregullon hormonet ne trupin e femrave duke kontrolluar gjithe procesin e lindjes. Pertej ketyre proceseve biologjike, tashme eshte vertetuar qe edhe inteligjenca njerezore eshte nje proces i cili katalizohet nga nje kod gjenetik me prejardhje virale. Dhe pikerisht jane retrotranspozonet, parardhesit e retroviruseve, ku ben pjese dhe SARS-CoV-2, te cilet gjeten simbiozen e tyre ne trurin tone.

Pikerisht keto retroviruse te lashta te cilet tashme kodin e tyre gjenetik e kane nderthurur me tonin dhe jetojne se bashku me ne quhen retrotroviruse endogene, dhe kur ekzistojne vetem tek njeriu quhen (HERV) ose retroviruse endogene humane. Po pse vetem retroviruse dhe jo viruse te tjere? Pasi retroviruset funksionojne ndryshe.

Nje virus normal gjen nje qelize, injekton vetveten tek ajo dhe merr kontrollin e saj, pak a shume sic bejne piratet kur sulmojne nje anije per ta rrembyer. Por ndryshe nga piratet, virusi merr kontrollin funksional te qelizes per ta detyruar ate per tu replikuar pra per te prodhuar klone te reja te virusit. Me pas keto klone virale largohen nga qeliza e infektuar, shpesh here duke e vrare ate per te infektuar qeliza te tjera. Retroviruset, jane shume me ndryshe pasi funksionojne ndryshe, kjo pasi aktivizimi i tyre kryhet nepermjet nje enzyme te quajtur transkriptaze reverse. Normalisht viruset me ADN injektojne materialin e tyre gjenetik direkt ne berthamen e qelizes, duke bashkuar ADN e tyre me ate ADD humane.

Deri ketu eshte e kuptueshme, Retroviruset nuk kane ADN, por nje material tjeter gjenetik te quajtur ARN, e cila leshohet brenda ne qelizen mbartese pasi injektohet, dhe nepermjete enzimes transkriptaze reverse, transformohet ne ADN e cila me pas futet ne berthamen e qelizes per tu bashkuar me materialin gjenetik njerezor. Pra gjithshka duhet te dini, eshte qe nje retrovirus, perfshire SARS-CoV-2, e transformon kodin e tij gjenetik, ne ADN e cila me pas perfshihet ne ADN njerezore te infektuar. Tashme ADN e virusit e cila eshte perfshire ne ADN e qelizes do te detyroje qelizen te replikoje ADN e virusit. Qeliza e ben kete pa asnje hezitim. Klonet virale te krijuar dalin nga membrane sapo qeliza “hap dyert” per ta. Imagjinoni qe ky proces te ndodh ne nje qelize veze ose sperme pra ne qelizat staminale, dhe konseguenca do te jete qe brezi i ardhshem do te kete ADN virale te perfshire ne kodin e vet gjenetik dhe do ta konsideroje si te tijen. Kjo ka ndodhur ne historine e njerezimit.

Po si mund te jete inteligjenca e njeriut nje produkt i virusit, dhe ketu fillon gjithshka tek sinapset te cilet jane pjese te neuroneve ku behet transmetimi elektrik si dhe kimik i mendimit. Pasi nje sinjal kalon nepermjet sinapsit, dicka magjike ndodh. Nje virus primordial e injektoi genin “Hark”, ose sic quhet ndryshe geni i Noes ne kohe shume te hershme.

Me pasi geni “Hark” aktivizohet dhe fillon te prodhoje ARN e cila permban nje mesazh qe me pas dergohet ne neuronet e tjere. Kjo ARN kapsulohet dhe largohet nga qeliza ne formen e virioneve te cilet nepermjet sinapsit shkojne ne neuronin tjeter, ku dekodohen dhe prodhojne “mendimin”. Me pak fjale Geni Hark infekton neuronet e tjera me klonet e tij retrovirale duke qene keshtu nje retrovirus human endogen?! Pikerisht geni “Hark” luan nje rol te jashtezakonshem ne grumbullimin e informacionit, si dhe ne organizimin e tij. Njeriu i cili u projektua me nje tru te madh ne sasi, nuk do te mund te funksiononte pa genin “Hark” i cili eshte i domosdoshem per specien me ndergjegje dhe inteligjence, gen i cili ishte nje virus, me pas i introduktuar tek njeriu dhe per me teper qe edhe mendimi prodhohet, depozitohet dhe transmetohet brenda vete organizmit te njeriut me te njejtat mekanizma sikurse nje virus.

Figure 1 Geni “Harku i Noes” ne mikroskopine elektronike

Por le te kthehemi tek retrovirusi yne aktual SARS-CoV-2. Sigurisht do te shpresoja shume qe edhe ai te linte nje shenje pozitive ne njerezimin qe do te vije pas nesh, mbase duke e kaluar ne nje nivel tjeter inteligjencen njerezore, ose duke i dhene nje fuqi te jashtezakonshme mendimit, ose nje efikasitet te organizmit njerezor ndaj semundjeve malinje.

Ne keto nuk mund ti dime, dhe mbase asgje nga keto nuk do te jete reale. Por per nje gje jemi te sigurte, qe ky virus ka disa karakteristika gjenetike te jashtezakonshme te cilat e bejne ate shume here me te fuqishem se babai i tij i vitit 2003 dhe pikerisht SARS-in. Gjithe keto jave kemi degjuar gjithfare informacionesh ne lidhje me kete infeksion te ri, kemi degjuar te verteta dhe te paverteta, kemi pare njerez te cilet genjenin me idene per te mos frikesuar te tjeret, te tjere qe e konsiderojne nje infeksion te zakonshem, pa ndonje rrezik te vecante.

Por cdo njeri prej tyre, harronte inteligjencen virale e cila eshte farketuar ne miliarda vjete mbijetese, dhe ngandonjehere ka veshur korrace mbrojtese nga laboratoret me te sofistikuar shkencore. Eshte kjo inteligjence e brendshme e kesaj qenie mikroskopike, qenie e cila qendron midis qelizes dhe asgjese, e cila eshte ne gjendje te shkaterroje edhe forcat me te medha, eshte nje inteligjence e cila mund te luftohet vetem me nje te tille, dhe aspak me forcen e “muskujve te paditur”. Me poshte disa nga te pathenat e SARS-CoV-2.

Sot ne te gjitha ambjentet shkencore eshte shprehja “Stop saying it’s a bad flu” – ndaloni se theni qe eshte nje grip i keq! Per mese nje muaj e gjysem, shume analiste, politikane dhe ngandonjehere edhe mjeke, i drejtoheshin publikut qe ky koronavirusi eshte nje grip, mbase dicka me shume. Kete e shprehu edhe presidenti Trump ne komunikimet e tij, mbase ne nje menyre shume te pamenduar, pasi vetem nje jave me pas ju desh te nderpriste udhetimet ajrore me Evropen, dhe nderkohe po diskuton vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme ne te gjithe SHBA.Kete e degjuam edhe nga virologe, mjeke dhe shkencetare te cilet me pas kerkuan te falur per nenvleftesimin e tyre sikurse dr. Maria Gismondi, shefe ne Spitalin Sacco te Milanos, apo te tjere te cilet filluan te benin perllogaritjet se sa vdesin nga Koronavirusi apo nga gripi. Minimalisht duhet ti vrase ndergjegja, dhe sot duhet te qendrojne te heshtur. Ky nenvleresim humbi kohen e cmuar dhe ne njefare menyre mund te konsiderohet si bashkeshkaktar i shume vdekjeve qe ndodhen dhe do te ndodhin.
Pra le te themi njehere e mire qe SARS-Cov-2 nuk ka te beje fare me viruset e influences, nuk ka te beje me gripin, nuk ka te beje me vdekshmerine qe shkakton qe eshte rreth 50 here me e larte apo me shume, nuk ke te beje me mekanizmin patologjik qe shkakton ne organizem, dhe nuk ka te beje me efektin gjenetik qe mbart ne organizem, efekt te cilin ne nuk mund ta dime dhe nuk mund ta parashikojme tani. Fakti qe mund te teshtish dhe te kollitesh si nga gripi ashtu edhe nga SARS-CoV-2 nuk do te thote qe eshte e njejta semundje me te njejtet mekanizma.
Ky virus me te vertete qe vetem ne 15% te te infektuarve shkakton probleme te renda, por ne akoma nuk dime se cndodh me ata qe jane “pozitive” nga SARS-CoV-2, nese ata sherohen, nese semundja zhvillohet pas nje jave, nje muaji apo edhe vite? Nuk dime se cfare do te beje introduksioni i materialit gjenetik te SARS-CoV-2 ne genomen njerezore, se cfare semundje te tjera mund te shkaktoje ne te ardhmen e te tjera si keto? SARS-CoV-2 ka shume te panjohura dhe cdo deduktim do te ishte i parakohshem.

Figure 2 Sreuktura e SARS-CoV-2

SARS-CoV-2 qe shkakton Covid19 eshte gjenetikisht shume i ngjashem me SARS-in e vitit 2003 por ka disa elemente te ndryshem prej tij. SARS i pare perhapej vetem me kontaktin nga njeriu tek njeriu nderkohe qe SARS-CoV-2 perhapet po ne te njejten menyre, por tashme eshte vertetuar qe virusi jeton ne siperfaqe jo biologjike kryesisht metalike dhe plastike, si dhe ne ambjente te hapura si rruga nga disa ore deri ne 3 dite, edhe pse ka raportime qe e cojne deri ne 9 dite.
Ka raportime shkencore, por qe duhet akoma te konfirmohen qe virusi jeton ne ajer per afersisht 30 minuta ne formen e aerosolit si dhe mund te infektoje edhe nepermjet feceve dmth jashteqitjeve. Pra SARS-CoV-2 ka evoluar dhe me mutacionet qe ka bere, realizon kontaminimin nepermjet disa rrugeve, gje qe e ben shume here me te pakontrollueshem se SARS i vitit 2003.
SARS-CoV-2 ka nje terheqje (afinitet) te jashtezakonshme ndaj qelizes humane, afersisht 1000 here me te larte se SARS i vitit 2003 dhe kjo i dedikohet ekzistences se atyre qe quhen Glikoproteinat “Spike” ne siperfaqen e tij. Pra eshte nje virus shume me virulent se babai i tij i vitit 2003.
SARS-CoV-2 futet ne qelizen njerezore nepermjet receptoreve te Enzimes Konvertuese te Angiotensines 2 (ACE2). Ne praktiken e perditshme klinike kardiologjike perdoren preparate sikurse Losartan apo Valsartan te cilet jane bllokuesit e ketyre receptoreve, apo enalaprili qe mund te njihet me shume nga publiku i cili eshte inhibitor i enzimes vete por qe nuk ka rol ne receptoret.
Eshte vene re qe bllokimi i ketyre receptoreve redukton futjen e virusit ne qelize.
SARS-CoV-2 eshte i ngjashem gjenetikisht me HIV dhe Ebolen, pasi ai ka nje afinitet per nje proteine humane qe quhet furine, dhe kjo e shpjegon edhe afinitetin per qelizen njerezore si dhe virulencen e larte.
SARS-CoV-2, ka nje kapacitet te jashtezakonshem adaptues ndaj kushteve te caktuara. Kjo eshte arsyeja qe ai krijon mutacione te caktuara qe e bejne strukturen e tij fleksibel per mbijetese. Keto mutacione mund ta dobesojne ndikimin e tij mbi njeriun apo edhe ta agravojne ate. Aktualisht njihen dy forma, Forma L dhe S, dy gjenotipe mire te percaktuar. Forma L eshte me agresivja.
SARS-CoV-2 ka nje material gjenetik ne formen e ARN jashtezakonisht te gjate duke u renditur si virusi i dyte me ARN me te gjate me afersisht 30000 ribonukleotide dhe 31 kilobase kapacitet gjenetik. Pikerisht nje genome e tille e ben te preferuar per te mbartur material gjenetik shtese nga njeri mbartes tek tjetri, ashtu sikurse mund te beje ndryshime te caktuara, kjo pasi ka nje genome te paqendrueshme.
Afersisht 15% e pacienteve kane nevoje per trajtim ne terapine intensive dhe shumica e tyre kane nevoje per ventilim mekanik.
Pacientet zhvillojne ate qe quhet Sindroma e Detresit Respirator Akut (ARDS). Eshte shume interesant, qe ky komplikacion ndodh ne fazen e reduktimit te ngarkeses mikrobiale, pra me pak fjale kur shumica e viruseve pas replikimit jane larguar nga organizmi qe koincidon me fazen e adaptimit te imunitetit te njeriut apo me fazen e “sherimit” nga infeksioni. Dhe pikerisht kjo faze shoqerohet me rritje te Citokinave dhe Kemokinave si dhe ulja e Limfociteve T. Me pak fjale, arsyeja e perkeqesimit apo e rendimit te infeksionit eshte ajo qe ne gjuhen mjeksore quhet Stuhia e Citokinave “Cytochine Storm”. Ata paciente te cilet jane te predispozuar per Stuhine e Citokinave qe shoqerohet me nje vdekshmeri shume te larte, disa dite perpara paraqesin rritje te Proteines C reactive dhe Ferritines. Sot ne modularin e pre linjave te guides merren ne konsiderate keto dy elemente. Nga raportimet ne Kine, 3-12% e pacienteve ne terapi intensive kane nevoje per organ artificial zemer-mushkeri(ECMO). Por edhe ne Itali eshte e njejta situate, psh aktualisht dhe pikerisht sot ne spitalin Sant’Orsola ne Bolonja, ka 35 paciente me SARS-CoV-2 te intubuar dhe 2 nen ECMO.
Menyra e vetme e diagnostikimit eshte real time polymerase chain reaction e cila ka nje sensitivitet prej 75%, pra ne 25% te raste edhe pse mund te jene te infektuar nuk arrin dot ti zbuloje. Nje test i pare mund te jete negativ, por nuk perjashton infeksionin prandaj, pacienti duhet te mbahet i izoluar per disa dite dhe te riperseritet ekzaminimi.
Terapia mund te perfshije antiretrovirale, inhibitore te proteazave, kortizoniket si dhe inhibitore te Interleukines 6, te cilet jane preparate te cilet mund te frenojne Stuhine e Citokinave. Vitamina C, B6, E nxisin mbrojtjen imunitare.
Pacienti me SARS-CoV-2 mund te evoluoje ne Covid19 qe eshte edhe semundja e cila shoqerohet me pneumoni intersticiale deri ne ARDS. Po keshtu ne 7% te rasteve mund te shfaqe miokardit (Inflamacion te zemres) fulminant dhe ne 33% te rasteve vdekja vjen per shkaqe kardiake. Nje perqindje e konsiderueshme e pacienteve mund te shfaqin insuficiense te te gjithe organeve vitale si melcia, veshka mushkeria dhe zemra njekohesisht.
Infeksioni me SARS-CoV-2 riperseritet. Tashme jane me dhjetra raste te raportuara kryesisht ne Azi, Kine dhe Japoni, te pacienteve te cilet jane sheruar dhe me pas kane rezultuar te reinfektuar, dhe disa prej tyre duke shfaqur forma te renda deri ne vdekje. Kjo ka vene ne diskutim te jashtezakonshem faktin nese ky virus shkakton nje imunitet te induktuar tek njeriu apo jo! Dhe nese shkakton imunitet, ky do te ishte per nje kohe shume te shkurter, pasi nuk ka se si shpjegohet riperseritja e infeksionit. Pikerisht ky element eshte nje tregues dhe nje pergjigje e mire e teorise qe eshte hedhur, qe te infektohemi te gjithe pasi do te fitojme imunitet! Pa dyshim qe nga infeksioni shumica do te mbijetojne, por kostoja dhe humbjet nuk dihen.
Pas me shume se 6500 vdekjeve te ndodhura, rezultatet afatshkurtra jane te qarta, edhe pse shume elemente mbeten empirike dhe akoma te pashpjeguar. Gjithesesi nuk dihet asgje mbi efektet afatgjate te ketij kontaminimi. Ka te dhena qe SARS-CoV-2 ka mekanizmat e paketimit viral sikurse HIV, pra lind pyetja nese pacientet e infektuar e mbartin kete virus ne te ardhmene e tyre dhe ai mund te riaktivizohet ne momente te caktuara kur imuniteti i organizmit peson luhatje? Si kombinohet faza e tij e replikimit me imunitetin dhe proceset inflamatore ne organizmin tone? Keto nuk dihen.
A do te mund te prodhohet nje vaksine ndaj ketij infeksioni. Prej 17 vjetesh tentohet cdo dite per te realizuar nje vaksine per SARS-it e vitit 2003 dhe pa asnje efekt. E njejta gje per nje vellain e koronavirusit aktual dhe pikerisht te MERS i vitit 2012. Prej dhjetra vjetesh qe tentohet vaksina per nje retrovirus tjeter sikurs HIV, apo Ebola por pa asnje rezultat. Ne konsideraten time do te jete nje rrugetim i gjate dhe me rezultate shume te diskutueshme, dhe mbase realizimi i vaksines do te jete i pamundur. Nese dikushi do te dale me vaksinen ne nje kohe te shkurter, atehere ky do te ishte nje argument me shume per teorite konspirative te ketij infeksioni dhe do te kerkonte me shume investigime.
A do te reduktohet infeksioni me rritjen e temperaturave dhe ndryshimin e stineve. Aktualisht SARS-CoV-2 ka filluar nje perhapje te konsiderueshme ne vende si Australia, Afrika e Jugut, Amerika e Jugut dhe ne vende afrikane te cilat jane ne periudhen e veres dhe kane temperature te larta. Mos harrojme qe SARS i vitit 2003 vazhdoi deri ne korrik te atij viti. Ka pak te ngjare qe stina te ndikoje ne virulencen e SARS-CoV-2.
Kjo eshte hera e pare qe shqiptaret do te jene te detyruar te shikojne trajtimin e tyre ne rast kontaminimi deri ne komplikacionet me te renda vetem ne Shqiperi, dhe me ekzaktesisht vetem ne strukturat shendetesore publike. Eshte rasti qe te gjithe shqiptaret te pasur apo te varfer, shtrese e mesme dhe intelektuale, te kuptojne nje here e mire, rendesine e zhvillimit qe duhet te kete sistemi yne shendetesor, rendesine e kastes mjeksore shqiptare, mbeshtetjen qe ju duhet dhene ne te gjitha format dhe menyrat. Per here te pare ata nuk do te kene mundesi te udhetojne per te kerkuar trajtim me te mire shendetesor, per here te pare do te jene te detyruar te kene veten nje zgjedhje apo zgjidhje, spitalet publike shqiptare. Une shpresoj shume qe sistemi yne ti pergjigjet sa me mire kesaj situate. Nga ana tjeter shpresoj, qe shqiptaret ta kujtojne gjithmone kete moment, dhe te kerkojne gjithmone nje mjekesi shqiptare te zhvilluar dhe me standarte.
Ne fund, SARS-CoV-2, do te sjelle nje stil te ri jetese. Situata aktuale, me dyqane dhe lokale te mbyllura, nuk do te vazhdoje gjate, por stili i jeteses do te ndryshoje gjithesesi. Njerezimi nuk do te jete me si me pare, do te jete me pak social dhe me teper virtual, me pak prekje njerezore, dhe me shume inteligjence artificiale, me pak puthje dhe me shume pershendetje per se largu, me pak fjale koronavirusi do te prodhoje nje homo sapiens te ri, shume me afer virtuales, inteligjences se makinave, gjysem robotikes, duke pergatitur nje njeri me te adaptueshem per nje univers te pafund dhe te zbrazet, ku bashkekzistenca nuk ka asnje kuptim, dhe ku individualiteti do te marre formen e tij me te plote. Ne fund njerezimi do te kuptoje qe kjo u kushtezua pikerisht nga inteligjenca e pakuptuar dhe e panjohur e SARS-CoV-2.
Pa dyshim qe deri me sot, SARS-CoV-2 ka qene nje hap perpara njerezimit ne cdo faze te tij, ai edhe aty ku pesoi humbje diti te mbijetoje dhe te proliferoje gjetiu. Ketu nuk dua ti hyj fare teorive konspirative te konstruktimit artificial te ketij virusi nga ana e njeriut, teorikisht e mundshme, por praktikisht do te ishte vrastare per kedo dhe nuk du ate besoj qe mund te kete mendje kaq te semura dhe kriminale. Vetem ne fund te muaji janar 2020 ne SHBA do te arrestohej Prof. Charles M Lieber i Universitetit te Harvardit si dhe Dr.Zaosong Zheng dhe Dr.Yanqing Ye qe ishin kerkues shkencor po ne Universitetin e Harvard, me akuzen per shkembime te materialeve biologjike sekrete si dhe material te kerkimit shkencor nga SHBA per ne Kine.

Nderkohe Prof. Francis Boyle, universiteti i Ilinoisit, themeluesi i Aktit te Bioterrorizmit ne SHBA e konsideroi SARS-CoV-2 si nje arme ofensive virale. Gjithesesi keto mbeten ne kuadrin e deklarimeve pa nje baze vertetesie. Shumica e shkencetareve mendojne qe SARS-CoV-2 eshte vecse nje prodhim i natyres, mbase nje mesazh qe natyra na dergon per tu vete permiresuar ne procesin e vazhdueshem te mbijeteses se species sone. Pikerisht keta shkencetare sikurse Prof Yi Fan dhe koleget e tij i Instituteve te Virologjise Ëuhanit, e kishin parashikuar qe ne mars 2019 qe do te kishte nje shperthim epidemie te nje koronavirusi te ri me origjine nga lakuriqi i nates dhe kjo do te ndodhte pikerisht ne Kine.

Ky studim u publikua ne Mars 2019 ne revisten shkencore Viruses. Askushi nuk e degjoi dhe per me keq nuk veproi. Mbase rreziku i species sone nuk i vjen nga jashte saj, por nga shurdhesia, verberia, paaftesia, egoizmi, grykesia dhe vaniteti i vete njeriut, cilesi keto te ndergjegjes dhe inteligjences, qe per fat te keq perseri i kemi dhurate nga po keto viruse. Historia e species sone dhe luftes per mbijetese eshte e gjate dhe do te vazhdoje ne pafundesi deri ne zhdukjen tone e cila me siguri qe nuk do te ndodhe kete here.

Ne nje shkrimin tim te mese tre javeve me pare, e perfundoja me pyetjen qe Shen Pjetri i beri Jezu Krishtit kur e shquajti papritur ne rrugen Apia ne te hyre te Romes: Quo Vadis Domine (Ku po shkon Zot?) dhe Krishti iu pergjegj i qete: Venio Iterum crucifigi (Po shkoj qe te me kryqezojne edhe nje here). E pra kjo eshte historia jone, rruga e mbijeteses ne te cilen duhet te kalojme nis nga sakrificat e medha qe duhet te jemi te gatshem te bejme. Te vdekurit e kesaj pandemie jane te kryqezuarit tane, jane ata te cilet do te mbartin edhe njehere sakrificen njerezore mbi vetvete.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin