MENU
klinika

Italia mbyll të gjitha aktivitetet tregtare

“Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me shumë mall nesër”

12.03.2020 - 08:38

Italia drejt ndalesës totale. Të paktën deri në 25 Mars. Qeveria italiane shpalli masa të tjera shtrënguese në luftën kundër koronavirusit. Kryeministri, Giuseppe Conte iu drejtua popullit Italian me një fjalim dramatik. Ai fillimisht falenderoi italianët që kanë pranuar flijimin e shumë të drejtave të fituara me gjak e mundime dhe sot të mohuara nga epidemia dhe tha se kjo tregon se jemi një komb i shkëlqyer.

Pastaj ai renditi masat e reja qeveritare që përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars. Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Mbylljen e bareve, pubet dhe restorantet. Kryeministri Conte tha se shërbimet publike thelbësore, përfshirë shërbimet komunale, shërbimet bankare, postare dhe financiare, si dhe shërbimet ndihmëse të nevojshme për të garantuar funksionimin e atyre shërbimeve, janë të garantuara kurse shërbimi i transportit do të reduktohet Mbyllen gjithashtu parukierët, sallonet e bukurisë dhe “shërbimet e mensave” që nuk garantojnë distancën e sigurisë prej një metri.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet. Inkurajohet rregullimi i orarit të turneve të punës, marrja e lejes vjetore dhe mbyllja e departamenteve jo thelbësore. Masa këto që sipas kryeministrit do nisin te japin rezultatet pas disa javesh.

Kryeministri Conte tha se “Efekti i kësaj përpjekje të madhe do të shihet brenda dy javësh.” Dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë:Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me më shumë mall neser dhe për të vrapuar me shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Tallet me presidentin e Këshillin e Ministrave

“Shpërthen” politikani italian: Koronavirusi nuk ekziston

"Respektoni masat e urdhëruara..."

Ambasada shqiptare thirrje për udhëtarët në Itali