MENU
klinika

Letra prekëse e vogëlushit italian për Koronavirusin

“Të quajnë ‘Kurorë’, por nuk je mbret!”

08.03.2020 - 08:50

“Italia jonë do të shpëtojë dhe një fund i lumtur do të jetë atje”.

Këto janë fjalët e një vogëlushi italian i cili i ka kushtuar një poezi situatës së rëndë të Koronavirusit nga e cila po vuan vendi i tij.

Numri i viktimave ka shkuar në 233 në Itali, por shpresa e vogëlushit të bën të mos dorëzohesh, por të luftosh me të gjitha fuqitë.

Djali nga Ortueri (Nuoro) duhej të shkruante një vjershë, si një detyrë e caktuar përmes WhatsApp, duke pasur parasysh mbylljen e shkollave.

Prandaj atij i lindi ideja për t’i shkruar Koronavirusit dhe për të dhënë këtë mesazh me vlerë dhe prekës:

“Apshiu!

Një teshtirë mjafton dhe të gjithë ikin, një puthje apo një përkëdhelje dhe drejt e në farmaci. Ata të quajnë ‘kurorë’ por ti nuk je mbret, ti je një virus dominues që nuk vlen shumë. Ata thanë ‘në Sardenjë nuk do të vijë’ dhe përkundrazi, shiko pak, këtu jeni!

Ju na frikësoni pak por ndoshta nuk e dini se do të luftojmë derisa të zhdukeni. Dhe edhe nëse nuk është më karnavale ne duhet të veshim një maskë. Ne mendojmë për higjenën dhe ne i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të të qëndrojmë larg. Ne do bëjmë gjithçka që mos të kapemi nga ju, virus, ti nuk do të mund të infektosh. Italia jonë do të shpëtojë dhe do të jetë një fund i lumtur, i lumtur ” .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rastet e dyshuara merren me mjet të posaçëm"

Trageti në Vlorë, pasagjerët: Nuk na kontrolloi askush!