MENU
klinika

Shkaku i vdekjes

Temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, vdes një 50-vjeçare

05.03.2020 - 08:38

Mbrëmjen e djeshme një grua, e cila trajtohej në repartin e reanimacionit ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Gruaja ka shfaqur shenja të temperaturës së lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë të fortë, shenja këto që kanë vënë në lëvizje bluzat e bardha, për shkak edhe të përhapjes së koronavirusit.

Por, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 50-vjeçarja nuk ka pasur koronavirus.

“Jane testuar 8 raste te reja negative, ne total 50 raste te dyshuara negative. Kane hyre 18030 udhetare ne Shqiperi. Te 127 ka pasur ne 24 oret e fundit 1427 thirrje ne oret e fundit vetem 32 me shenja te koronavirusit. Njoftoni 127 kur keni dyshime. Rasti i Korces rast kompleks, me edem pulmonare dhe ka rezultuar grip tipi A. Per coronavirusin doli negativ.  Asnje shqiptar i prekur nga koronavirusi”,  thuhet sipas Ministrisë.

50-vjeçarja humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Korçës.

kolana e librave

Burime bënë me dije se ajo vuante nga diabeti prej kohësh, e ndërsa kishte shfaqur probleme të frymëmarrjes gjatë shtrimit në spital, simptomë kjo e cila ka vënë në lëvizje mjekët e spitalit nëse bëhej fjalë për një rast me Coronavirus.

Ndërkohë që ky rast i dyshimtë ka bërë që spitali rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor të marrin masat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.