MENU
klinika

Me rastin e 100-vjetorit

Tirana hap sondazhin për lojtarin e shekullit

29.03.2020 - 18:41

Klubi i Tiranës këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit. Mes shumë aktiviteteve të shumta dhe risive, është edhe konkursi që ka shpallur për lojtarin e shekullit nga klubi bardheblu.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS

“E zgjidhni ju futbollistin më të mirë të Tiranës në këto 100 vite bardheblu. Mjafton të shkruani emrin dhe mbiemrin e lojtarit tuaj më të dashur ndër vite. Cmimi për lojtarin e shekullit do të zgjidhet nga tifozët dhe do të jepet në ditën festive të 100 vjetorit.

Zgjidhni vetëm një emër, të lojtarit tuaj të preferuar për të shpallur atë më të mirin e shekullit bardheblu. Në fund të javës së ardhshme, pasi të numërohen të gjithë emrat e zgjedhur nga ju në mediat sociale, do të përcaktohet lojtari shekullit.” 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë shkëputen në krye

Tirana “shkurorëzon” Partizanin në derbi