MENU
klinika

Përhapja e Koronavirusit

Tre pjesëtarë të Ajax futen në karantinë

06.03.2020 - 12:46

Sikur të mos i mjaftonte situata aspak komode me rezultatet e fundit, gjiganti holandez Ajax po përballet me një gjendje të pazakontë. Tre pjesëtarë të saj janë futur vullnetarisht në karantinë pasi besojnë se janë prekur nga Koronavirus.

Bëhet fjalë për ndihmës-trajnerin e Erik ten Hag, Christian Poulsen, trajnerin e fitnesit, Alessandro Schoenmaker dhe një person të tretë, emri i të cilit nuk është zbuluar nga gazeta më e madhe në vend, De Telegraaf.

Duke iu referuar këtyre burimeve, gjithçka erdhi pas festës së ditëlindje së organizuar nga Poulsen, pjesë e të cilës ishte dhe ish lojtari i kombëtares daneze, Thomas Kahlenberg, që prej asaj kohe ka dalë pozitiv në testet anti-koronavirus. Megjithatë, deri më tani asnjë prej 3 pjesëtarëve të Ajax nuk ka shfaqur simptomat e virusit, por rreziku duket evident.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas programit, luhen në Itali

Koronavirusi, Kombëtarja në hall me miqësoret