MENU
klinika

Efekti i tërmetit

Tregu i sigurimeve/ Ndryshon struktura e dëmeve

08.03.2020 - 16:48

Historikisht, tregu i sigurimeve në Shqipëri ka qenë i dominuar nga sigurimet e detyrueshme motorrike, si për primet e arkëtuara, ashtu edhe për dëmet e paguara. Janari i këtij viti, ka sjellë një ndryshim, sado të përkohshëm. Për herë të parë, dëmet në tregun e sigurimeve nuk dominohen nga sigurimet e detyrueshme, por nga sigurimi i pronës. Kjo natyrisht lidhet me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Për muajin janar të këtij viti, kompanitë paguan 406 milionë lekë dëme në sigurimin e pronave, shumë kjo 28 herë më e lartë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. 58% e dëmeve të paguara për janarin i takonin sigurimit të pronave. Gjatë muajit dhjetor, dëmet e paguara në klasën e sigurimit ndaj forcave të natyrës ishin 341 milionë lekë. Duke shtuar edhe shifrat e janarit, mund të llogaritet se dëmet e tërmetit të paguara nga kompanitë e sigurimeve kanë arritur në rreth 750 milionë lekë ose rreth 6.1 milionë euro.

Megjithatë, efekti i tërmetit në tregun e sigurimeve pritet të shtrihet edhe në muajt e ardhshëm, duke parë edhe rritjen e ndjeshme në shumën e dëmeve pezull. Këtu përfshihen dëmet në proces vlerësimi, dëme të miratuara të papaguar dhe ato proces gjyqësor. Gjatë muajve dhejtor dhe janar, vlera e dëmeve pezull në tregun e sigurimit të jo-jetës u rrit me 2.7 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. Mendohet se ndikimin kryesor në kërcim të dëmeve pezull e ka dhënë pikërisht ngjarja e 26 nëntorit.

Dëmet pezull të kompanive të sigurimit të jo-jetës arritën vlerën e 8.2 miliardë lekëve në fund të vitit të janarit, me një rritje prej 66% krahasuar me një vit më parë. Numri total i dëmeve pezull arriti në pothuajse 13 mijë. Nga ana tjetër, ndikimi i tërmetit për të rritur të interesin e qytetarëve në sigurimin e pronave ka qenë i përkohshëm. Pas një rritje të ndjeshme gjatë dhjetorit, për janarin paniku i tëmetit duket se u harrua dhe sigurimi i pronave pësoi sërish rënie. Primet e sigurimit ishin rreth 115 milionë lekë, në rënie me 1.5% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne jemi pjesë e këtij vendi"

Bankers Petroleum dhuron 1 milion USD

VOA/ A do rekomandojë largimin nga projekte të shtrenjta?

Banka Botërore mbështetje Shqipërisë pas tërmetit