MENU
klinika

"Amerikanët të kthehen në punë"

Trump s’pranon vetëizolimin e SHBA-së

25.03.2020 - 13:11

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se kufizimet e vendosura nga epidemia e COVID-19, të cilat kanë ndaluar shumë kompani në të gjithë SHBA, mund të çojnë në vdekje.

“Vendi ynë dëshiron që ne të kthehemi në punë”, i tha presidenti amerikan Fox News-it, raportoi Reuters.

“Përsëri, për mendimin tim, shumë njerëz do të vdesin nëse lejojmë që kjo të vazhdojë,” vuri në dukje Trump, duke hezisuar ta çojë Amerikën në vetëizolim të detyruar, siç po bëjnë dhe shumë fuqi të tjera.

kolana e librave

Ai tha se amerikanët duhet të kthehen në punë.

“Populli ynë dëshiron të kthehet në punë”, përfundoi presidenti amerikan.

Ky mesazh befasues nga Presidenti i SHBA erdhi në një kohë kur numri i viktimave dhe infeksioneve në ShBA po rritet ndjeshëm. Të martën, numri i të vdekurve u rrit në 590 dhe numri i të infektuarve në 46.450.