MENU
klinika

Detaji që i nxori zbuluar

Tuna dhe Parisi janë ende bashkë…

15.03.2020 - 13:12

Prej kohësh në media thuhet se Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Dyshja nuk ishin parë më së bashku, nuk e ndiqnin më njeri-tjetrin në Instagram, këngëtarja nuk mbante më mbiemrin e partnerit në Instagram dhe madje festën e Shën Valentinit e kaluan të ndarë.

Mirëpo, çfarëdolloj krisjeje të ketë patur marrëdhënia e tyre, duket se gjërat mes çiftit tashmë po shkojnë siç duhet.

Tuna dhe Patrisi janë bashkë dhe këtë e lanë të kuptohet nga postimet e tyre në InstaStory.

Ata e kanë kaluar ditën së bashku si familje, me të voglin e tyre Tian, i cili ka ndihmuar në gatim.

Tuna publikoi në InstaStory një video ku tregonte duart e Tianit duke përgatitur brumin, ndërkohë që e ndihmonte edhe Patrisi.

Gjithashtu ky i fundit ndau në InstaStory-n e tij një video me të birin në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ata ishin bashkë dhe nuk ka më vend për dyshime.

Megjithëse gjatë kësaj kohe Patrisi u përpoq ta mohonte ndarje, nga Tuna nuk kishim asnjë reagim dhe heshtja e saj i bëri njerëzit të mendojnë se aludimet për fundin e martesës ishin të vërteta.

Megjithatë, postimet e tyre të fundit hodhën gjithçka poshtë.