MENU
klinika

Ermali kalon ditëlindjen e tij më të trishtuar

“U lashë prindërve një tortë tek dera”

22.03.2020 - 09:42

Ditën e djeshme, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka mbushur 38 vjeç.

Mirëpo, siç ai ka treguar vetë, kjo ka qenë ditëlindja më e trishtuar e jetës së tij.

Ermali nuk ka mundur dot ta festojë me prindërit, madje as t’u dhurojë një përqafim.

Për t’i mbrojtur nga virusi, ai i ka qëndruar larg pasi i ka lënë një tortë tek dera, ndërsa shkrimi i tij na i mbushi sytë me lot.

“Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar.
Desha të ndaj diçka me ju…
Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë… filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet… Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri… Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë.
Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.
E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë… Qendroni te forte.
Prapë jam i lumtur. Po pres… Është duke ardhur diçka shumë e mirë… Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve.
Ju përqafoj.”- shkruan Ermali në postim.

Ky është një mesazh i mirë ndërgjegjësimi për këdo, për ta menduar dy herë para se t’i rrezikojë shëndetin vetes dhe të dashurve të tij.

Padyshim këto janë ditë të vështira, por së bashku, të ndërgjegjësuar, do ia dalim!