MENU
klinika

Kupat e Europës

UEFA cakton stadiumet e finaleve deri më 2023

02.03.2020 - 17:50

Në një mbledhje të posaçme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, janë përcaktuar ku do të luhen finalet e Kupave të Europës për vitin 2022 dhe 2023, si për futbollin e meshkujve, ashtu dhe për atë të femrave.

Në takimin e fundit të mbajtur në Amsterdam u caktuan stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës, ndërkohë aty u konfirmua dhe tërheqja e Shqipërisë për mbajtjen e finales së Supërkupës.

Tërheqja ka ardhur për shkak se prioriteti i Shqipërisë është që të sjellë në “Air Albania Stadium” finalen e Ligës së Konferencave, një kompeticion i ri që do të fillojë së shpejti, ashtu siç njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

STADIUMET E FINALEVE

UEFA Europa League 2022: Puskás Aréna, Budapest, Hungary

UEFA Ëomen’s Champions League 2022: Juventus Stadium, Turin, Italy

UEFA Ëomen’s Champions League 2023: PSV Stadium, Eindhoven, Netherlands

UEFA Super Cup 2022: Helsinki Olympic Stadium, Finland

UEFA Super Cup 2023: Kazan Arena, Russia

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN