MENU
klinika

Frika nga Koronavirusi

UEFA heq arbitrat italianë nga Kupat e Europës

06.03.2020 - 17:35

Nga përhapja e Koronavirusit në Europë nuk e ka pësuar vetëm klubet italiane, por edhe arbitrat e këtij vendi. UEFA ka ndryshuar planet e saj për ndeshjet e ardhshme të Champions dhe Europa League.

Organizmi i lartë i futbollit europian ka vendosur që tashmë gjyqtarët nga ky vend të përjashtohen nga listat për ndeshjet e mesjavave të ardhshme. Kjo bëhet për të evituar që ata të jenë një rrezik potencial i shpërndarjes së virusit në ambientet sportive.

Përtej kësaj është edhe fakti se në shumë vende janë vendosur kufizime për shtetasit italianë apo duke i imponuar edhe karantinën për 14 ditë atyre që udhëtojnë nga ky vend, duke bërë thuajse të pamundur që gjyqtarët italianë të udhëtojnë në normalitet.