MENU
klinika

Propozimet dhe mosmarrëveshjet

UEFA me plan B, në Serie A: Të mos luhet më!

25.03.2020 - 18:15

Emergjenca e Koronavirusit e ka futur në kolaps sezonin futbollistik në dy fronte: atë të kampionateve kombëtare dhe kupave të Europës. Pasi u diskutua se si do të mbyllen kampionatet, mediat italiane zbuluan se çfarë është diskutuar në takimin mes UEFA-s, Shoqatës së Klubeve Europiane e Ligave Europiane, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet përfundimi i kampionateve kombëtare me çdo mënyrë që preferojnë, por me një afat kohor mbi të cilin nuk duhet të kalohet mesi i muajit korrik. Në këtë pikë, ambicia është që të rinisë Liga e Kampioneve dhe ajo e Europës, duke e strukturuar si dy turne të vegjël europiani: një formulë që lejon mbylljen e sezonit në harkun e dy javëve.

Kështu sezoni 2019-20 do të mbyllet zyrtarisht në gusht, do të shpëtoheshin pushimet e lojtarëve, duke sakrifikuar edhe ndonjë ndeshje miqësore në verë dhe nisja e sezonit 2020-21 do të bëhej normalisht në fund të gushtit ose fillimi i shtatorit, duke mos i ngushtuar afatet për Europianin e shtyrë në verën e vitit 2021.

Ndërkohë, mbledhja e fundit përmes videokonferencës e Ligës së Futbollit Italian tregoi përçarjen brenda ekipeve të Serisë A sa i takon sezonit që duhet mbyllur. Ekziston një palë, që po rritet gjithnjë e më shumë, e cila mendon se kampionati 2019-20 të konsiderohet i përfunduar, për të nisur normal sezonin e ardhshëm.

Një vendim që do të merret rreth mesit të prillit. Në rast se sezoni do të vendoset që të përfundohet, në rastin më të mirë, rifillimi i stërvitjes nis në fund të muajit Prill. Dhënia e dhjetë deri në pesëmbëdhjetë ditë që lojtarët të rimarrin një formë fizike të pranueshme, do të bënte që kampionati të riniste më 9 ose 16 maj, duke shkuar me dy ndeshje në javë deri në fund të qershorit, ku në mes të kishte hapësirë për kupave evropiane dhe kupën e Italisë.

Hipoteza e UEFA-s për t’u rikthyer për të luajtur në fillim të qershorit për të përfunduar kampionatet nga mesi i korrikut dhe më pas përfundimi i shpejtë i kupave është më pak bindëse: sezoni i ri do të kushtëzohej tepër rëndë, sipas klubeve italiane. Një pjesë e mirë e drejtuesve kanë propozuar që nëse kampionati nuk rinis në maj, atëherë të mbyllej me klasifikimin që është tani, me verdiktet siç është renditja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN