MENU
klinika

Vendimi i fundit

UEFA vë “vulën” për Kampionatin Europian

17.03.2020 - 14:33

Kampionati Europian shtyhet me një vit, për t’u luajtur në qershor 2021. Kjo lejon kampionatet kombëtare që të mbyllen gjatë verës, gjithnjë në varësi të rrezikut të koronavirusit. Ky është vendimi i UEFA-s, që zhvilloi një seri takimesh, përmes videokonferencës, me të gjithë aktorët kryesorë në botën e futbollit.

Do të krijohen dy grupe pune: njëri që do të diskutojë për kalendarët e rishikuar të Champions dhe Europa League, ndërsa tjetri për çështjet financiare. Kompeticionet e UEFA-s gjithashtu ndalen për shkak të koronavirusit, pra ndeshjet kualifikuese, miqësore apo të paly-off të Ligës së Kombeve.

Sa i përket Italisë, orientimi i “League Calcio”, i mbështetur nga federata, ka qenë i qartë që ditët e fundit: përparësi për vazhdimin dhe përfundimin e kampionatit, me shtyrjen e Kampionatit Europian në verën e vitit 2021.

Çështja ekonomike mbetet për t’u zgjidhur, humbja nga shtyrja e Europianit llogaritet midis 250 dhe 300 milionë euro. Natyrisht që duhet vendosur një orar i ri edhe për angazhimet e ekipeve kombëtare, duke marrë parasysh Ligën e Kombeve që do të rinisë në shtator. Edhe Kampionati Europian i Femrave është planikuar për vitin 2021, por mbetet të shihet se çfarë do të bëhet me të. Ka ende shumë pyetje, që presin përgjigje nga UEFA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN