MENU
klinika

Ja kur luan Kosova

UEFA vendos për play-off të Ligës së Kombeve

20.03.2020 - 13:48

UEFA cakton datat e ndeshjeve paly-off të Ligës së Kombeve. Sfidat ishin parashikuar të luheshin në fund të marsit, më 26 dhe 31 mars, por tashmë ata do të zhvillohen më 4 qershor dhe 9 qershor. Janë edhe 4 skuadra që priten të plotësojnë 24 finalistet e Europianit, që tashmë do të luhet vitin tjetër.

Mes skuadrave që luftojnë për një vend në Euro 2021, është edhe Kosova. Maqedonia e Veriut-Kosova do të luhet me 4 qershor në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup. Kjo ndeshje është vendosur të zhvillohet në prani të tifozëve, por gjithnjë duke parë situatën se si do të jetë gjendja nga përhapja e Covid-19.

Nëse Kosova arrin të fitojë në Shkup, më 9 qershor do të ndeshet me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, finale e cila do të luhet në Tbilisi. Sipas të gjitha gjasave, kombëtaret që nuk janë të përfshira në play-off, do të zhvillojnë ndeshjet miqësore që ishin të programuara në fund të marsit. Kështu, Shqipëria ka mundësi që më 4 qershor të luajë me Slloveninë, ndërsa më 9 qershor me San Marinon. Pritet zyrtarizimi nga UEFA dhe federatat përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN