MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Vajza ime kërcet dhëmbët vazhdimisht në gjumë. Çfarë duhet të bëj?

07.03.2020 - 03:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Gjatë natës, vajza ime 5-vjeçare, në gjumë kërcet dhëmbët vazhdimisht. Çfarë duhet të bëj që të mos e përsërisë diçka të tillë?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Shtrëngimi i dhëmbëve në gjumë ose bruksizmi është një dukuri mjaft e përhapur tek të gjitha moshat, sidomos tek fëmijët. Statistikat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se 1 në 20 fëmijë vuajnë nga bruksizmi, një gjendje gjatë të cilës fëmija shtrëngon dhe kërcet dhëmbët në mënyrë pavullnetshme. Shkaqet e bruksizmit janë ende të panjohura, por sipas mjekëve ndër burimet e mundshme përmendim astmën, infeksionet e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e bajameve, mishi i huaj në hundë dhe çrregullimet e ankthit. Personat që kanë probleme me bruksizmin kanë dhëmbë të shtrembër, të thyer, deformim të nofullës, dhimbje koke etj.
Përveç vizitës tek mjeku, duhet të ndryshoni regjimin ushqimor dhe të konsumoni ushqime që përmbajnë tre përbërësit e mëposhtëm: Shtoni konsumin e Vitaminës C; Magnezit; rrisni konsumin e vitaminës B.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.