MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vajza ime urinon në mënyrë të pavetëdijshme, më jepni një zgjidhje

12.03.2020 - 21:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshendetje,

Po ju shkruaj në lidhje me një shqetësim që kam për fëmijen tim. Vajza ime është 13 vjeçare dhe urinon gjatë natës. Më herët nuk e ka pas ketë problem por kjo ka filluar që nga mosha 10 vjeçare. Kur ka qenë shumë e vogel ka urinuar deri në moshen 3 vjeçare dhe prap ka fillu kur i ka mbush 10 vjet. Tani vajza nga turpi as nuk shkon të mjeku as psikologu dhe as nuk na lejon me e dergu dikund , andaj po ju shkruaj këtu më shpresën që marrim ndonje mendim nga mjeku apo nga psikologu lidhur me shqtësimin tonë.

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Eneureza apo urinimi pavullnetshën natën siç është e njohur, fillon paraqitjen tek fëmijet pas moshës 5 vjeçare deri në moshën 10 vjeçare. Këta fëmijë nuk kanë ndonjë problem organik, fshikëza funksionon normalisht, zbrazja është e plotë. Gjithëashtu këta fëmije nuk kanë problem me infeksione, mirpo një analizë rutine është mirë të bëhet. Faktore kryesor mund të jetë gjumi i rëndë, prodhimi i shtuar i urines dhe kapaciteti i zvogluar i fshikëzes urinare. Poashtu, trashegimia luan një rol të rëndesishëm. Eneureza (urimin natën) nuk vjen as si pasojë e problemeve psikologjike, mirpo nëse nuk trajtohet me kohë atëherë vie deri tek problemet psikologjike që paraqiten si ndjenja fajësie.

Hapi i parë që duhet të bëni është që të konsultoheni me mjekun perdiater dhe të shihet për çka bëhet fjalë, e pastaj të filohet me terapi adekuate. Zgjedhja e terapisë bëhet nga mjeku pediater ordinues duke u bazuar në çrregullimin që ka ndiku deri të urinimi i pavullnetshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.