MENU
klinika

Ja zonat më probleme!

Veç izolimit, Durrësi përballet me mungesën e ujit

30.03.2020 - 11:54

Ndonëse u duhet të durojnë izolimin, disa zona në Durrës, po përballen dhe me një sfidë tjetër të vështirë, mungesën e ujit të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Durrës në një njoftim për mediat ka sqaruar se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushe Kuqe, probleme ne furnizimin me ujë do të kenë disa zonat të fshatrave.

Bëhet fjalë për Ishmin, Katundin e Ri, Manez, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit. Mësohet se shkak i defektit është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.