MENU
klinika

Njoftimi i IOC

Vendimi i guximshëm: Olimpiada do të zhvillohet

18.03.2020 - 12:31

Pavarësisht se ka shtyrë për një afat të pacaktuar kualifikueset, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është i bindur se Olimpiada e programuar për t’u mbajtur në Tokyo duke nisur nga 24 korriku do të zhvillohet normalisht.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, thuhet se pas këshillimit me të gjithë aktorët, si Federata Olimpike Ndërkombëtare, Komiteti Olimpik Kombëtar, Përfaqësuesit e Atletëve dhe Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik kanë vendosur që të jenë të palëkundur për zhvillimin e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Më tej thuhet se me më shumë se katër muaj para Lojërave nuk ka nevojë të marrë vendime drastike në këtë kohë dhe sqaron se çdo spekulim në këtë kohë do të ishte kundërproduktiv. Turneu më i madh multi-sportiv është parashikuar të mbahet nga data 24 korrik deri më 9 gusht.

Por tashmë, Olimpiada duket se do të mbahet normalisht, duke u bërë edhe turneu i parë sportiv që nuk prish planet pas shpërthimit të COVID-19. Vendimi merret vetëm pak orë pasi UEFA vendosi të shtyjë Europianin 2020 për një vit më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN