MENU
klinika

Ndalohet "Mein Kampf"

Vetëm pandemia e mundi Hitlerin!..

19.03.2020 - 15:18

Shitja e librit të famshëm të Adolf Hitlerit, “Mein Kampf”- “Lufta ime”, si dhe botimeve të tjera me propagandës naziste tashmë nuk lejohet. “Amazon” i ndërmerr këto masa, pas fushatës prej një dekade, nga Shoqata e Familjeve të Holokaustit, sipas “The Guardian”./Konica.al                

Kopje të shumta në gjuhët e huaja të “Mein Kampf”-it janë aktualisht të disponueshme në librarinë e “Amazon” në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë atë në gjuhën gjermane, botuar në vitin 2016, raporton prestigjiozja britanike.

Ditët e fundit, librashitësit janë informuar se nuk do të mund të shesin libra të tjerë, me tema naziste, përfshirë këtu autobiografinë e Hitlerit, apo librat për fëmijë që përhapin ide antisemitike.

Në një e-mail për të cilin “ The Guardian” ishte në dijeni, individëve që shesin kopjet e përdorura të “Mein Kampf,  përmes shërbimit në “Amazon”, u tha se kompania nuk mund ta ofronte më këtë libër, sepse ishte në konflikt me kodin e sjelljes në internet.

Organizatat kryesore të Holokaustit dhe grupet hebreje, kanë mbrojtur që nga fundi i viteve 1990 idenë e ndalimit të shitjes së kopjeve të “Mein Kampf” nga “Amazon”. Megjithatë, tregtarët kanë bërë thirrje për të drejtën e fjalës së lirë dhe nevojën që brezat apo studentët, të kuptojnë mendimin e Hitlerit.

Shumica e botimeve të lidhura me nazistët, janë në dispozicion në internet, nga ku mund të shkarkohen falas.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al