MENU
klinika

Mortaliteti i virusit arrin në 1.5%

Virologu Crisanti: Numri real i të prekurve në Itali, 450 mijë

25.03.2020 - 09:21

I vetmi numër i saktë në pandeminë e sapo shpërthyer është ai i të vdekurve. Virologu Andrea Crisanti deklaron për gazetën “Correre della Sera” se numri real i të infektuarve në mbarë Italinë është rreth 450 mijë. Me rreth 6 820 të vdekur në mbarë vendin, rezulton se mortaliteti i këtij virusi është diku te 1.5%, pra shumë më tepër se gripi sezonal.

Crisanti ka studiuar strategjinë e luftës kundër Co Vid 19 duke sugjeruar testim edhe për ata që nuk kanë simptoma, duke nisur nga ata që janë më të predispozuarit.

“Dy janë të dhënat që duhen konsideruar: atë të Kinës dhe ato të regjistruara në Vo’Euganeo ku u bë për herë të parë në botë një hetim i plotë epidemiologjik. Këta numra janë të ngjashëm dhe na thonë se shkalla e vdekshmërisë është poshtë 2%, duke marrë parasysh gjithçka arrin në 1.5% dhe se përqindja e asimptomatikëve që infektojnë është shumë e lartë, 40%. Gjë për të cilën Kina ama ka gënjyer, duke shmangur t’i përfshijë në statistika”, thotë Crisanti.

kolana e librave

I pyetur nëse virusi që po godet Lombardinë është i ndryshëm, e ndoshta më agresiv sesa ai në Kinë, virologu që drejton Njësinë Diagnostikuese Mikrobiologjike në Padova, thotë se jo, virusi është i njëjti.

“Nuk ka të dhëna se virusi në Lombardi të jetë i ndryshëm nga ai në Veneto. Pastaj duhet arsyetuar se mbi ç’përqindje. Dhe fakti se mortaliteti në Veneto(3.4%) është shumë më poshtë sesa ai në Lombardi(13%) shpjegohet me numrin më të madh të tamponeve të bëra që ka sjellë rezultate konkrete”.

Sipas tij klasa drejtues e Italisë dështoi në mbrojtjen e vendit nga pandemia.

"Bloomberg"/ Raporti i inteligjencës amerikane

Ç’ka fshehur Kina në këtë pandemi?

Pikat e forta die të dobëta të tij

COVID-19 nuk vritet, por kalbet vetë!

"Çdo gabim apo mos vëmendje paguhet vërtet rëndë”

Mjekja shqiptare në spitalin italian rrëfen për “Uniformën e Vetëvrasjes”

Gjithçka që ende nuk dimë për koronavirusin

A do ketë valë të dytë dhe a bëhemi imunë pasi infektohemi?

A duhet të bëjë teste për COVID-19 privati?

A ka vlerë testi i gjakut për koronavirusin?