Pas Roland Garros, që u shty për më 20 shtator deri më 4 tetor, një tjetër Grand Slam i rëndësishëm tenistik është në dyshim serioz për të mos u mbajtur në datën e përcaktuar.
Bëhet fjalë për turneun më të vjetër të botës, atë të Wimbledon. Në deklaratën e lëshuar nga organizatorët thuhet se turneu mund të shtyhet për një tjetër datë ose mund të anulohet plotësisht, pasi zhvillimi i saj pas dyerve të mbyllura do të ishte më të vërtetë një gjë e paimagjinueshme.
Gjithsesi, një vendim përfundimtar do të merret në javën e ardhshme, aty ku do të vendoset edhe fati i turneut më prestigjoz në glob. Turneu i Wimbledon është planifikuar për t’u mbajtur nga data 29 qershor deri më 12 korrik. Zhvillimi i saj u vu në dyshim pas një deklaratave të shefit ekzekutiv Richard Lewis javën e kaluar, ku konfirmoi se mbështetja e tyre shkon për të prekurit nga virusi Covid-19.
Në rast se do të anulohej, kjo do të ishte hera e shtatë që ndodh një gjë e tillë. Turneu i Wimbledon mungon në kalendarin e librave të historisë nga viti 1940 deri në 1945 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.