MENU
klinika

Tenisi i goditur nga Covid-19

Wimbledon rrezikon të mos zhvillohet

30.03.2020 - 13:08

Shtyrja e turneut më të vjetër në kontinent të tenisit, atij të Wimbledon është thjeshtë një formalitet tashmë. Diçka të tillë e ka zbuluar nënkryetari i Federatës Gjermane të Tenisit, Dirk Hordoff, i cili pohoi se vendimi është marrë. Hordoff pretendoi se Grand Slam i Londrës do ta marrë atë vendim duke marrë parasysh situatën aktuale.

“Wimbledon ka caktuar një takim për të mërkurën, ku do të merret vendimi përfundimtar. Unë jam në bordin e ATP dhe WTA dhe ju njoftoj se turneu me bar nuk do të luhet gjatë këtij viti kalendarik. Nuk është një zhurmë, anulimi i Wimbledon do të shpallet të mërkurën” – u shpreh Hordoff.

Turneu kryesor i sezonit është planifikuar për t’u mbajtur nga 29 qershori deri më 12 korrik. Por duke hedhur poshtë mundësinë që turneu të zhvillohet me dyer të mbyllura, organizatorët duket se kanë marrë vendimin për ta anuluar edhe zyrtarisht.

Në rast se anulimi bëhet zyrtar, do të ishte hera e parë që Wimbledon nuk ishte mbajtur që prej vitit 1945, kur nuk u diskutua për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN