Është zbardhur një pjesë e raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas konkluzioneve paraprake, Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit dhe shprehet se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit lidhur me këtë çështje.
Po ashtu Komisioni Venecia hedh hije dyshimi mbi mënyrën e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ‘Venecias’ Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas gërmës dhe logjikës së saj.
Përplasja Presidencë- KED filloi kur kjo e fundit çoi nga dy lista Presidencën dhe Kuvendit për përzgjedhjen nga dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Presidenca zgjodhi vetëm një anëtar Besnik Muçin duke respektuar renditjen e përzgjedhjes, por Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.
Më pas Presidenca zgjodhi edhe Marsida Xhaferllarin duke nxjerrë ‘jashtë loje’ Arta Vorpsin për të cilën mazhoranca pretendonte se duhet të ishte e emëruar automatikisht. Të dyja palët, mazhorancë Presidencë ju drejtuar për opinion Komisionit të Venecias teksa mazhoranca ndërmori një hap tjetër për ligjin e organizimit të Gjykatës Kushtetuese, ku një gjyqtar në rast se nuk thirrej për betim nga Presidenti i Republikës atëhere mund ta bënte me shkrim betimin.
Ky ligj i është kthyer mbrapsht Kuvendit nga Presidenti pikërisht në manifestimin e 2 marsit në shesh.