MENU
klinika

Kur do të testohet tek njerëzit?

Zbulohet në Holandë ilaçi që mund koronavirusin

15.03.2020 - 15:44

Një laborator në Holandë thotë se ka zbuluar ilaçin kundër koronavirusit! Ilaci quhet 47D11 dhe u zbulua nga shkecëtarët e universitetit të Utrechtit në Hollandë. Nga ky labarator bëhet me dije se brenda një muaji do të bëhet prova e parë. Një ditë pasi në Lombardi u kapërcye numri 11 mijë i të prekurve nga koronovirusi, nga Holanda vjen një lajm shumë i mire.

Sipas të dhënave që vijnë nga ky laborator, është gjetur ilaci i parë që shkatërron mikrobin Covid 19. Brenda një muaji do të bëhët eksperimenti i parë tek njerëzit, ndërkohë që nga provat e bëra deri tani ka rezultuar se ilaci është në gjendje të shkatërrojë virusin. Ky është një rezultat i shkëlqyer shpjegon profesorja italiane Maria Rita Gismondi që drejton laboratorin e mikrobiologjisë në Milano.

Ajo shpjegon së rruga që është ndjekur nuk është e re. Edhe në vitin 2003 në kohën që ishte përhapur Sars u përdor një metodë e tillë që dha rezultat. Meritat e këtij zbulimi që po bën xhiron e botës në të gjithë laboratorët shkëncorë të globit, i shkon profesorit të biologjisë Frank Grosveld dhe ekipit të tij. I pyetur nga një revistë holandeze ai shpjegoi se bëhet fjalë për një antitrup që ne e mbanim të veçuar gati për ta përdorur kundër kësaj pandemie që është përhapur. Ky antikorp e pengon Covid 19 të infektojë dhe ndihmon për të zbuluar se ku gjendet mikrobi.

 

 

 

Në thelb antikorpi holandez hidhet në sulm të virusit kovid 19 duke e sulmuar kur ai ndodhet përqark molekulës. Virusi duke u ngjitur me mukozë shkakton vështirësi tek mushkëritë, fakt ky që po verifikohet në masë në Itali dhe që deri tani ka shkaktuar qindra të vdekur. Ndërkohë që edhe në Izrael po punohet në një labërator ku bëhët me dije se edhe ata janë shumë pranë zbulimit të vaksinës kundër Covid 19 dhe se brenda pak muajsh do të bëhët eksperiment te njeriu, ndërkohë që te kafshët ka dhëne rezultate shumë të mira.