MENU
klinika

Humanizëm në kohë kolere!

12 vjeçarja telefonon policinë: Jemi të uritur, ju lutem na ndihmoni

04.04.2020 - 09:00

‘Jemi të uritur, babai im nuk po punon më kurse frigoriferi është bosh, ju lutemi na ndihmoni!’.

Janë këto fjalët lutëse të një vajze 12 vjeçare në Itali e cila telefonoi Qendrën Operacionale të karabinierisë në Bolonja duke kërkuar ndihmë prej tyre.

Nuk vonoi dhe një patrullë policie u dërgua në familjen me origjinë të huaj e përbërë nga dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre.

Ata konstatuan se fjalët e vajzës kishin përshkruar një situatë të vërtetë: babai, burimi i vetëm i të ardhurave në familje, kishte humbur punën për shkak të emergjencës shëndetësore ku ndodhet Italia dhe familja nuk kishte më asgjë për të ngrënë.

Me iniciativën e saj, 12-vjeçarja kishte thirrur policinë dhe paskësaj karabinierët kishin shkuar në pazar ku blenë sasira të konsiderueshme me ushqime si qumësht, makarona, vezë, miell, mish, biskota, fruta dhe perime.

Gjesti i karabinierëve në Bolonja ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të cilat kanë bërë publike iniciativën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”