MENU
klinika

Ja ç'shkruajnë mediat ndërkombëtare

Motra e Kim Jong-un do ta zëvendësojë diktatorin?

26.04.2020 - 14:19

Mediet ndërkombëtare vijojnë të hedhin dyshime të forta se udhëheqësi diktatorial i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të shtunës, pas operacionit që pati në zemër.

Ndërkohë, ditën e sotme, mediet e huaja raportojnë se udhëheqjen e Koresë së Veriut e ka marrë motra e Kim Jong Un, 31-vjeçarja Kim Yo-jong. “The Sun” bën një përshkrim të 31-vjeçares, e cila dyshohet të kenë marrë në dorë udhëheqjen e Koresë:

Kim, 31 vjeçe, dhe është vajza e ish-diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il. Ajo thuhet se ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllainë Kim Jon Un, që në moshë të vogël.

foto galeri

Të dy kanë studiuar në Zvicër, midis viteve 1996 dhe 2000. Besohet se ajo ka vazhduar arsimin e saj në Universitetin Ushtarak Kim Il-sun dhe më pas shkencën kompjuterike në të njëjtin universitet. Ajo u bë anëtare e politikës në vitin 2017, ku ju dha një fuqi shumë e madhe, përfshi edhe sigurinë e shtetit, ndaj së cilës hoqi dorë më 2019. Motra e Jong Un ishte e para nga dinastia e tij që vuri këmbë në Korenë e Jugut, që nga përfundimi i luftës mes dy Koreve më 1953, kur vendosi të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore më 2018.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Kim u zgjodh në Asamblenë Suprete të Popullit si përfaqësuese për Killmgil. Ndërkohë, në fillim të prillit 2020, ajo u rikthye në politikën e fuqishme të partisë. Tani ajo mendohet se është figura kryesore që do të zëvendësojë Kim dhe besohet se ka besimin e plotë të vëllait të saj, për të cilin thuhet se ka ekzekutuar xhaxhanë e tij për tradhti.

foto galeri

Por çfarë ka ndodhur? Kur filluan spekulimet?

Kim Jong-un kohët e fundit mungoi në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit, që shënon lindjen e themeluesit të kombit. Kim Jong-un nuk ka munguar kurrë, dhe dukej shumë e pamundur që ai thjesht zgjodhi të mos shkonte.

Në mënyrë të pashmangshme, mungesa e tij nxiti spekulime dhe thashetheme, asnjë prej të cilave nuk është e lehtë për t’u vërtetuar.

foto galeri

Kim Jong-un u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore më 12 prill. Si gjithmonë, ai dukej shumë i qetë. Ne e dimë se ai kryesoi një takim politik kryesor një ditë më parë. Por ai nuk është parë që prej asaj kohe.

Mediat shtetërore gjithashtu nuk përmendën praninë e tij në një test rakete të raportuar javën e kaluar. Ai ka qenë i pranishëm në të tilla ngjarje zakonisht.

Nuk ka shpesh raportime të tilla për Korenë e Veriut, kështu që kjo e shton dyshimin. Dhe tani, shteti i fshehtë është një version edhe më ekstrem i mbylljes, pasi mbylli kufijtë në fund të janarit për shkak të pandemisë Covid-19.

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s