MENU
klinika

Video

6 dokumentarë dedikuar Tokës

22.04.2020 - 18:51

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Mirëpo, duke marrë parasysh të gjithë rreziqet që i kanosen planetit, Dita e Tokës është më tepër një ditë që risjell në vëmendje ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu. Dita e Tokës u festua për herë të parë më 22 prill të vitit 1970 dhe sot Earth Day Network është i shtrirë në 193 vende. Disa dokumentarë që ja vlen t’i shihni.

Our Planet

Bashkëpunim i Netflix me Fondin Botëror të Jetës së Egër, i cili përqëndrohet te ndryshimet klimatike dhe ruajtja e bukurive natyrore të Tokës.

Planet Earth

Ky është dokumentari më i shtrenjtë që ka prodhuar ndonjëherë BBC dhe i pari i filmuar në HD dhe është konsideruar si një nga dokumentarët më të mirë për natyrën të bërë ndonjëherë.

Chasing Coral

Shkëmbinjtë koralorë përkeqësohen çdo ditë dhe ky dokumentar ndjek një ekip zhytësish, shkencëtarësh dhe fotografësh, që hulumtojnë se pse ky habitet i rëndësishëm po zhduket çdo ditë.

Sharkwater Extinction

Ky dokumentar ekspozon industrinë e paligjshme të peshkaqenëve.

Blue Planet

Blue Planet “zhytet” në dete për të studiuar këtë ekosistem, për të cilin dimë shumë pak.

Chasing Niagara

Ndryshe nga të tjerët, ky dokumentar përmban pamje spektakolare të Niagarës së famshme.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”