MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

A do ta gjunjëzojnë Koronavirusi Amerikën?

08.04.2020 - 11:00

1. Nëse, me Amerikën identifikohet bota dhe civilizimi perëndimor, e nëse me civilizimin perëndimor identifikohet sistemi dhe botëkuptimi i ideologjisë neoliberale, e ajo pastaj me tendencën dhe proceset e globalizimit, atëherë, ka shumë indicie që periudha postpandemike, të duket shumë më ndryshe se sa ishte në këto dy dekadat e këtij milleniumi.

Shumica e supozimeve dhe analizave në nivel global, gjihnjë e më shumë janë duke dëshmuar (tashmë edhe me shifra) pasojat e ndikimit negativ në proceset e globalizimit nga ana e pandemisë së coronavirusit. Në fakt, akti u orjentimit dhe bazimit në kryesisht resurset vetanake shtetërore, për shumicën e këtyre ekspertēve dëshmon se sa i lëndueshëm dhe sa provizor ishte “arkitektura” e shkrirjes së sovraniteteve shtetërore, sidomos kjo BE-ane. Ku anipse, Brukseli ka dekada të tëra që është duke proklamuar e promovuar vetën si “kryeqytet” evropian, ashtu siq ështē Washingtoni për kontinentin amerikan, nē pandeminë virusale e dëshmoj kretësisht të kundërtën!? Bile pati edhe raste si nē Itali ku njerēzit duke parë kētë shpërfillje të Brukselit, publikisht e hoqën flamurin dhe simbolin europian, duke e zëvendësuar ate me flamurin kinez (shkaku që mjekēt kinez bashkë me ata rus ndër të parët ofruan ndihmën mjekësore)!

2. Pra, shtetet europiane që u atakuan më së shumti nga coronavirusi, si Italia, Spanja, po edhe Gjermania e Franca, me veprimet dhe sjelljet e tyre të orjentuara kryesisht kah interesat kombëtare, dëshmuan që në situata të tilla pandemike të rrezikut shtetet, popullësinë e vetë nuk munden dhe nuk duan me ia bartë asnjë mekanizmi kolektiv, e asnjë institucioni mbinacional. Këtë lloj “superegoizmi” kolektiv, do thosha kemi mundur me e pa edhe në rastin skandaloz pothuajse, kur Adminiatrata Trump, tentoj ta “blej” të drejtën zhvillimit të vaksinës kundër virusit COVID-19!? Gjë që me siguri kjo do lë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale midis gjermanëve dhe amerikanëve, edhe për shkak se zyrtarët gjerman, tashmë dihet botërisht që dënuan publikisht, si indeferencën e shprehur, ashtu edhe tentativën e mashtrimit. Sepse, në këto raste dhimbjeje, hutie e sidomos frustrimi kolektiv siq u ndodhi italianëve, spanjollëve e gjermanëve, dosido çfardo veprim vetanak e egoist i sidomos Shba-ve, do kuptohet si zbehje e ushtrimit të ndikimit të saj nē gjithë botën. Këtu s’duhet harruar gjithsesi edhe urdhërin e Presidentit aktual amerikan, për mbylljen apo pezullimin e kufijve me europianët, që është një presedan që s’mbahet në mend as nē dy luftërat e kaluara!?

3. Për neve shqiptarëvesi populli më proamerikan në rruzull, kujtoj që leksioni për miqësinë amerikano-gjermane, do ishte shembulli më i mirë për për ta ilustruar tezēn pyetjes kisingjeriane se “në politikë s’ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme”! Nëse, i adresohemi pyetjes së lartëcekur, atëherë tash për tash mund të konstatojmë që; edhe nëse, nuk e ka shkatërru tash për tash globalizimin (rendin e ri botëreorë neoliberal), padyshim që e ka zbehë dhe e ka dobësu shumë kohezionin e standardeve dhe vlerave demokratike, mbi solidaritetin kolektiv midis shteteve, popujve, civilizimeveve e kulturave të ndryshme nē botë. Në ndërkohë, jemi dëshmitarë që Kina po rikuperohet – anipse, nuk mund ta pohojmë këtë prerazi. Mirēpo, nëse ajo në këtë pandemi globale gradualisht po ringritet dhe po rikuperohet kryesisht si duqi globale ekonomike, në kētë intervalin kohor kur Shba-ja dhe Evropa po kulmojnë për dekada e shekuj të tērē me emancipimin e tyre; ekonomik, social, politik, ushtarake, e kulturore, atëherē egziston mundēsia reale që një situatë e tillë e”solidaritetit kolektiv” që u testua dhe u demonstrua publikisht në Itali, e sē fundi edhe tek komshinjët tanë në Serbi (ku aeroplana të tërë ndihmash në njerëz dhe materiale në tonelata kanë arritur. Dhe ku Presidenti serb, kinezēt i identifikon edhe si “vëllezër”!?) të interpretohet edhe si avancim ekonomik dhe strategjik i Kinës, pikëspari ndaj Amerikës dhe Europës, e më pastaj edhe ndaj vendeve tjera të rruzullit. Tradita jonë na më mëson se; “miku i mirë, dihet në ditët e vështira”! E ato ditë duket që do na trokasin patjetër, pasi që të ikën pandemia e coronavirusit…! Në këtë kontekst, në ndërkohë padyshim që do testohet dhe dëshmohet edhe miqësia jonë me Amerikën.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore