MENU
klinika

A duhet të bëjë teste për COVID-19 privati?

A ka vlerë testi i gjakut për koronavirusin?

02.04.2020 - 08:32

Nga Dr.Hektor Grazhdani

1 A është gati testi? Jo!

Testi sierologjik, pra analiza e gjakut për antikorpet e coronavirusit, nuk është akoma gati, nuk është validated – nuk është e provuar që funksionon. Testi i antikorpeve është një nga shpresat që do të mund të ndihmojnë në luftën e vështirë kundër pandemisë duke ofruar vlerësimin e

1) sa është përqindja e personave të infektuar me coronavirusin e ri që nuk zhvillojnë sëmundjen Covid 19 ose bëjnë vetëm shenja të lehta, pra mbartësit e shëndoshë, të cilët pa e ditur infektojnë të tjerët;

2) sa është zhvilluar në popullsi epidemia në një vend të caktuar, duke testuar një kampion të gjerë të popullsisë të përzgjedhur nga Organizmi i Shëndetit Publik, kjo për të kalibruar strategjinë e luftës.

Edhe Sistemi Shëndetesor Italian, edhe Public Health England, kanë deklaruar që duan të bejnë validation (verifikimin) sa me parë, të shohin a funksionon testi sierologjik.

FDA (Food and Drugs Administratione) amerikane, për testin sierologjik, nëse funksionon, do të japë aprovim emergjence brenda 1 muaji, të përshpejtuar në kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë.

Shumë laboratore universitare dhe private janë duke e përgatitur. Mbi 60 prej tyre kanë marrë markën BE, por asnjë akoma nuk është verifikuar me studime klinike. Kanë deklaruar disa studiues se është e mundur të realizohet i vlefshëm dhe i besueshëm. Kina dhe Singapori kanë praktikuar teste sierologjike, akoma non-validated, të pa verifikuar.

Çfarë shkruaj janë informacione dhe vlerësime të miat si mjek. I referohem web site-ve të organizatave të shëndetit publik ndërkombëtare, artikujve shkencore dhe artikujve të shtypit on line të Science, Nature dhe New York Times. Ja detajet:

Në SHBA.
Çfarë thotë FDA amerikane: në kushte emergjence i lejon laboratoret ta përdorin testin e antikorpeve edhe pa aprovimin e FDA, por me një seri kushtesh –të deklarojë laboratori kur ben testin:

-që nuk kane aprovim;

-që rezultati negativ nuk përjashton që je i infektuar;

-që rezultati i antikorpeve nuk mund të jetë baza e vetme për të bërë diagnozë të Covid 19; pra rezultati pozitiv mund të jetë nga coronaviruset e tjera te zakonshme – do të thotë del pozitiv por nuk ke coronavirusin e ri te Covid 19, mund te jesh pozitiv nga coronaviruset e tjera ato qe bejne rrufen (hundet me sekrecione) ose dhimbje gryke.

Në BE
Çfarë thotë European Center for Disease Prevention and Control ne deklaraten e fundit, datë 1 prill: testi me antikorpe ka vlere te kufizuar per diagnozën e Covid 19 sepse mund te duhen edhe 10 dite pasi je semurur qe te behesh pozitiv per antikorpe.

Vazhdon me poshte qe vendet e BE po financojne studimet e verifikimit te ketij testi, te shohin shpejt a funksionon – fast-track clinical validation studies – per te pare performancen klinike dhe limitet e ketij testi.

Ndersa ne Itali, deklarata e Presidentit te Keshillit Superior te Shendetesise Franco Locatelli, fillon duke thene qe Gold Standard (testi me i mire) eshte gjithmone testi normal ai i PCR aktual – tamponi. Po punohet per te vleresuar testin e antitrupave (anticorpi).

Prof. Giuliano Rizzardini, drejtori i Spitalit të Semundjeve Infektive “Sacco” i Milano, thote: “pas pak ndoshta do te kemi testet me antikorpe qe do te na lejojne te bejme diagnoze pasi ka kaluar semundja.”

Nje artikull shkencor i dates 1 prill ne revisten prestigjoze JAMA, shprehet qarte per analizat e gjakut me antikorpe qe kane dale:

“Vlera klinike e ketyre testeve nuk dihet akoma, dhe duhen adresuar sfida si reaktiviteti i kryqezuar me viruse te tjera, dhe ajo qe testi ndonjehere nuk e gjen virusin (coronavirusin e ri te Covid 19) edhe kur ai eshte aty (ne gjak).”.

2 – A duhet te beje privati testime per coronavirusin e ri? Jo!

Shpjegoj pse:

Nga popullsia e botes 7,8 miliarde banore, eshte vleresuar qe 7 miliarde banore mund te infektohen me kete semundje teper ngjitese, nese nuk behet distancimi i rrepte social – mbyllja ne shtepi.

Qe te besh teste per kaq shume te infektuar sa po prek coronavirusi i ri, nuk gjenden materialet, testet dhe reagentet. Edhe me sforcime te jashtezakonshme qe po behen per te prodhuar, ka probleme serioze mungesash ne sasine e kerkuar ne çdo vend te botes.

Ne Bergamo, kryebashkiaku Gori, tha qe te vdekurit me Covid jane 3 here me shume nga çfare deklarohet – kete e kane thene edhe mjeke – kjo sepse nuk u eshte bere testi i tamponit per mungese te tij. Shume kane vdekur ne shtepi sepse nuk kane patur vende ne spitale.

Ne shume raste teste nuk ka as per personelin mjekesor qe ka dyshim eshte infektuar. Jane 67 doktore qe kane vdekur nga Covid ne Itali (web siti i urdhrit te mjekut me listen e emrave). Nuk e di sa jane infermieret.

Siç eshte perfolur ne Shqiperi, ne media te shkruar dhe vizive, testimi i duhur per te luftuar epidemine, duhet bere në tapet dhe rëndom (i rastesishem, kush te te paraqitet). Sipas tyre keshtu e ka bere Koreja e Jugut. E pavërtetë!

Koreja e Jugut, 51 milionë banorë ka bërë 15-20 mijë testime në dite, te gjitha me kritere, jo random, masiv, ne tapet. Gjermania qe ka patur suksese, ka bere shume me pak testime se Koreja e Jugut (ne proporcion). Edhe Koreja e Jugut eshte shume larg mbulimit masiv, ne tapet, te popullsise me testim – por kur arriti 200 mije testime, duke zbatuar strategjine e masave te shendetit publik, realizoi ndalimin e epidemise.

Ne keto kushte mungese materialesh, nuk duhet t’i behet konkurence per blerje testesh dhe reagentesh, organizmit te shendetit publik qe lufton epidemine.

Po t’i marrin te tjeret materialet e pakte te tregut boteror, nuk mbeten teste per ISHP shqiptare dhe ato te vendeve te tjera.

Në Itali, me çfare jam i informuar une si mjek, testet i ben vetem shteti. Vetem shteti ka laboratore te certifikuar. Ato pak teste dhe reagente qe gjenden ne qarkullim, duhet t’i perdore vetem ISHP sipas strategjise se luftes kunder epidemise. Vetem ISHP duhet te beje testet sepse vetem ai do t’i beje sipas kritereve epidemiologjike te OBSH.

Nuk behet testim atij qe paraqitet sepse eshte vetem ne ankth pa arsye (por ka mundesi te paguaje shuma te medha). Nuk mund te behen teste pa patur shenja klinike ose pa bere perzgjedhje te pacienteve me vizite korrekte.

Shtrirjen në territor, dhe depertimin kapilar e ka vetem Shendetesia Publike dhe ajo kerkon rastet sipas kritereve te OBSH, kjo per te luftuar me metode shkencore epidemine dhe per te shpetuar njerezit tane nga semundja dhe nga vdekja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BBC/ Gjendja e bizneseve në Kinë

“Fabrika e botës” e mbyllur me kyç

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”