MENU
klinika

Humb jetën 29-vjeçari

Aksident në dalje të autostradës Lushnje-Fier

29.04.2020 - 08:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 1 km në dalje të autostradës Lushnje-Fier në drejtim të Divjakës.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur “Pushim i Shoferit”, shtetasi A.P., 29 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Q.K., 53 vjeç, banues në Sopëz, Lushnje”, njofton policia.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.P i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi Q.K dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.