MENU
klinika

Do të ketë një mënyrë të re

Anulohet takimi i majit në Zagreb midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

08.04.2020 - 12:47

Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i planifikuar për tu mbajtur në 7 maj në Zagreb, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Kroacia, tha të mërkurën se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të vendosen më vonë në varësi edhe të situatës.

“Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një datë të re në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19″ thuhet në njoftim.

“Përndryshe, nëse nuk do të jetë e mundur mbajtja e takimit fizik, do të sugjerohet zhvillimi i takimit me video-lidhje para përfundimit të presidencës kroate të BE-së, më 30 qershor”, thekson po ashtu njoftimi.

Shumë vende të Evropës, janë izoluar prej disa javësh në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Italia dhe Spanja kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.