MENU
klinika

‘’Mezhgoran’’ afera dhe premtime për të ndikuar në gjyqësor

Arrestimi i Henri Çilin/ SPAK seancë të veçantë

04.04.2020 - 08:40

Më 7 prill të martën në orën 09:00, Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit do të shqyrtojë dosjen ‘’Mezhgoran’’ ku i dyshuar për një sërë veprash penale përfshi dhe ndikimin tek sistemi gjyqësor është edhe biznesmeni dhe botuesi i njohur Henri Çili.

Ndaj Çilit është në fuqi masa e sigurisë liri me kusht për t’u paraqitur pranë oficerëve të policisë gjyqësore ndërsa ai dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar heqjen e çdo mase. Vetë Çili në një konferencë për mediat pas lirimit mohoi akuzat dhe deklaroi se ishte viktimë e një sistemi drejtësie të pa kaluar në filtrin e vettingut.

Pronari i UET-së Çili u prangos në shkurt pasi sipas prokurorisë së Përmetit së bashku me persona të tjerë u përfshi në afera korruptive duke marrë para në këmbim të lirive që do të sillte për të arrestuar përfshi dhe vëllezërit Aliko nga Lazarati, dënuar për vrasjen e policit të RENEA-s Ibrahim Basha.