MENU
klinika

Covid-19 nuk kursen ish-lojtarin

Atalanta jep lajmin e trishtë për tifozët

03.04.2020 - 17:17

Pandemia e Covid-19 nuk po kursen as ish-futbollistët, teksa sot është ndarë nga jeta një tjetër legjendë, pikërisht në qendrën e Lombardisë, aty ku është zona më e prekur. Lajm i keq për Bergamon, më saktë për tifozët e Atalantës, duke qenë se Zaccaria Cometti është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Cometti ishte një person tepër i veçantë për klubin bergamez, sepse u rrit te të rinjtë e Atalantës, luajti 14 vite si portier me skuadrën e parë dhe shërbeu si trajner edhe 17 vite të tjera.

Lajmi i trishtë u dha nga vajza e tij Laura dhe nga klubi zikaltër, ndërkohë sa për të rikujtuar, ai u aktivizua si portier për Atalantën në 177 ndeshje të Serie A dhe 11 ndeshje në Kupën e Italisë.